Lirohet nga detyra zëvendës ministri energjisë, Ilir Bejtja

Lirohet nga detyra zëvendës ministri energjisë, Ilir Bejtja

Ilir Bejtja

Është liruar nga detyra, zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Vendimi u mor këtë të enjte me propozim të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij. 

Po kush është Ilir Bejtja?

Ilir Bejtja u lind më datë 17 Janar 1966, në qytetin e Elbasanit.

Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik në vitin 1988. Ka mbaruar studimet master, titulli Masterof Arts, në Co De Joint European Masteron Comparative Local Developments në Universitetin e Trentos, Itali. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2013.

Përgjatë karrierës së tij, Z. Bejtja ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend.

Në periudhën shtator 2009 – maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.

Deri në vitin 2009 Z. Bejtja ka ushtruar funksione të ndryshme si Specialist Marketingu, Menaxhim dhe dizenjim Projekti pranë “The Right Choice – Consultancyon Laëand Economy” (2008 – 2009), Drejtor Ekzekutiv pranë “Marketand Economical Research Institute” (2006 – 2007), Koordinator i Projektesh në Co-Plan Tirana, Institute for Habitat Development, Urban Research Institute (2004-2006), Koordinator Rajonal dhe Konsulent për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Vlorës në “Institute onSurveysandObservations” (2003-2005), Doganier dhe Përgjegjës i Seksionit të Doganim-Zhdoganimeve në Elbasan (1991-1998).

Bejtja është gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, FK Elbasani, që prej vitit 2003 dhe anëtar i Komisionit të Marketingut në ECA – EuropeanClubAssociation, UEFA në periudhën 2006-2009.

Nga tetor 2013 deri në shtator 2017 ka mbajtur postin e zv/ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, maqedonase si dhe ka njohuri të spanjishtes, gjermanishtes dhe serbishtes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 12/10/2023 21:37

    Si ish militant i tij kam mendim jo pozitiv per te

    Përgjigju
  • Artur: 12/10/2023 21:34

    Per mua eshte njeri i cili shikon veten tarafet madje dhe ne kurriz te militanteve te tij. Ketë e kam vuajtur mbi supet e mija si ish militant i tij. Madje do te shtoja qe eshte nder me te korruptuarit ne politike.

    Përgjigju
  • Respekte: 29/09/2023 00:42

    Nje nga profesionistet me te mire qe ka shqiperia, eshte nje humbje e madhe nje talent dhe person me integritet si Bejtja, suksese ne detyra te reja

    Përgjigju
    • Artur: 12/10/2023 21:39

      U hoq si deputet, u hoq si Zv ministër, do hiqet prap dhe nga detyrat e tjera

  • Dinpaku: 28/09/2023 15:02

    kam punuar me z. Bejtja dhe hyen te te paktet njerez profesioniste qe kishte administrata dhe qe per fat te keq po i largojne nje nga nje per ti zevendesuar me te tjere qe kane doiploma "Harvardi". Dinpaket nuk i durojne dot Dinshumet- keshtu ka qene dhe keshtu do te vazhdoje te jete kur na drejtojne Dinpaket butake.

    Përgjigju
  • sufllaqja me qepe: 28/09/2023 14:55

    nime?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë