Scroll down for english version
Ora 19:25 / ISH TE BURGOSURIT: 2 GREVISTE U MOREN NGA POLICIA, S'NA DHANE SHPJEGIME
Mbrëmjen e ditës së 18 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë të cilët janë vendosur në ambient të hapur në disa çadra pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, 2 prej tyre janë marrë nga disa policisë civilë. Ish të përndjekurit politikë janë shprehur se ky veprim është një tentativë nga ana e policisë për të ndërprerë grevën e tyre.
Dy grevistët, Besim Valteri dhe Petrit Hyrjeti janë marrë nga çadra e grevës së urisë, ndërsa pas disa momentesh janë rikthyer sërish. Për këtë veprim nuk është dhënë asnjë sqarim nga ana e policisë. Nga ana e tyre, grevistët shprehen se janë të vendosur të vijojnë me grevën e urisë derisa qeveria t’i japë fund indiferentizmit të saj duke i plotësuar kërkesat e tyre
(Ne foto, ish i përndjekuri, Besim Valteri)
Ora 13: 00 VANGJEL TAVO VIZITON GJERGJ NDRECEN NE SPITAL
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, përfaqësues i LSI-së, është anëtar i parë i qeverisë që vizitoi sot për herë të parë grevistin Gjergj Ndreca i cili së bashku me rreth 19 të burgosur politikë kërkojnë nga qeveria kompensimin financiar për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. Ai vizitoi Ndrecën në spital dhe tha se gjëndja e tij është jashtë rrezikut për jetën.“Kemi medikamentet e duhura dhe staf shumë të përgatitur. Unë flas me gjuhën e specialistëve që thonë se gjëndja e pacientit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut. Nëse do të nevojitet Ministria dhe drejtoria e QSUT do të bëjmë të pamundurën për të shpëtuar jetën e njeriut i cili në fakt nuk është në rrezik“
Ora 12:09: MJEKU: SHENDETI I GJERGJ NDRECES I STABILIZUAR, DUHET TE PRESIM 72 ORE
Mjeku Ilir Nezha deklaron se gjëndja shëndetësore e Gjergj Nezhës është e stabilizuar por nuk mund të flitet ende se shëndeti i tij është jashtë rrezikut për jetën.
“Nuk kemi një agravim të sëmundjes. Reagon me koshiencë, dhe shëndeti i tij është në parametra normalë. Nuk mund të flasim është jashtë rrezikut për jetën. Na duhet të presim 72 orë.”- tha Nezha në një prononcim për median jashtë repartit të djegieve.
Ora 10: 18 SKENDER TUFA: NESE QEVERIA HESHT DO VETEFLIJOHEMI TE GJITHE
Kryetari i shoqatës së të burgosurve politikë deklaroi sot në mëngjes në një prononcim për mediat se nëse qeveria nuk do të negociojë me grevistët atëherë veprimi i kryer dje nga Gjergj Ndreca do të ndiqet nga të gjithë grevistët para parlamentit dhe kryesisë. Skënder Tufa i kërkoi qeverisë të dërgojë Gjergj Ndrecën për mjekim jashtë vendit dhe lirimin e Pal Shtjefnit. (Skënder Tufa e quan Perikli Shqevi). Sipas Tufës veprimet e Pal Shtjefnit dhe të Gjergj Ndrecës ishin të paramenduara dhe nëse qeveria do të vazhdojë të heshtë veprimi i vetëflijimit do të ndiqet nga të githë ish të burgosurit e tjerë.
”Perikli Shqevi e kishte radhën të digjet. Dhe pas tij e kanë radhën persona të tjerë. Nëse nuk do të marrim përgjigje do të nisim djegien një nga nji që para kryeminsitrisë, parlamentit e kryesisë.
“Veprimet e tij dhe cdo grevisti janë të paramenduar janë në strategjinë e grevës. Ky ishte një veprim brenda strategjisë së grevës. Nëse do të kemi përsëri heshtjen e qeverisë këto veprime që u bënë nga heroi i ditës, do të bëhet para parlamentit dhe kryesisë...”Perikli Shqevi e kishte radhën të digjet. Dhe pas tij e kanë radhën persona të tjerë. Nëse nuk do të marrim përgjigje do të nisim djegien një nga nji që para kryeminsitrisë, parlamentit e kryesisë.”- deklaroi Tufa në një prononcim për mediat para çadrave.
(ne foto Skender Tufa sot para çadres së grevisteve)
Ora 10: 18 KSHH: QEVERIA TE NEGOCIOJE
Komitetin Shqiptar të Helsinkit së bashku me dy organizata të tjera i kërkojnë qeverisë të marrë takim me grevistët. “Greva kërkon një zgjidhje imediate. Parlamenti shqiptar në seancën e radhës të shqyrtojë me objektivitet gjithçka ka ndodhur deri tani.’- bëri të ditur një përfaqësuese e KSHH-së e cila ishte sot në mëngjes pranë grevistëve. Ata kanë reaguar dhe nëpërmjet një deklarate për shtyp ku shprehën shqetësimin për ngjarjen “e dhimbshme” dhe “pa precedentë” dhe i bëjnë thirrje qeverisë të dëgjojnë greviëstët. “Është një e drejtë themelore që parashikohet nga Kushtetetuesja, ajo e e jetës që iu vu në rrezik njërit prej grevistëve.”
I BURGOSURI NGA FRANCA I BASHKOHET GREVES SE URISE
Ora 09: 30 Një ish i burgosur politik i ardhur nga Franca do të zëvendësojë Gjergj Ndrecën në grevën e urisë. Ai ëshë Lavdosh Bega, nga Vlora i dënuar në kohën e komunizmit me 20 vite burg dhe 15 vjet internim. Lavdosh Bega ka ardhur nga Franca për t’iu bashkuar bashkëvuajtësve të tij në grevën e urisë për të marrë kompensimin e viteve të burgut.
(ne foto Lavdosh Bega)
Ora 07: 50 GJERGJ NDRECA RENDE NE SPITAL
Gjergj Ndreca, njëri prej grevistëve i cili tentoi vetëvrasjen duke u djegur me benzinë mëngjesin e djeshëm vazhdon të jetë në terapi intensive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Gjëndja e tij shëndetësore edhe sot vazhdon të mbetet e rëndë. Të kontaktuar nga Tv A1 Report sot në magjes mjekët thanë se gjëndja shëndetësore e Ndrecës, babai i 4 fëmijëve mbetet e rëndë.
Dita e sotme është vendimtare për të përcaktuar nëse ka kaluar rrezikun për jetën apo jo. 50 vjeçari pësoi djegie të shkallës së dytë në 40 % të trupit, dhe në rrugë aspiratore dhe mjeku i urgjencës në QSUT Ilir Nezha deklaroi dje se për të dhënë një përgjigje definitive për shëndetin e 50 vjeçarit duhej të pritej 48 orë (dje dhe sot). Ndërkohë që policia arrestoi dje Pal Shtjefnin pasi akuzohet se ka ndezur çakmakun. Ai akuzohet për plagosje me dashje.
( ne fotot Gjergj Ndreca ne spital dhe momenti kur u perfshi nga flaket)
Ora 07: 01 MBREME U VIZITUAN NGA AMBASADORI ARVIZU
Mbrëmjen e djeshme grevistët e vendosur në 2 çadrat në ambient të hapur në lagjen “Komuna e Parisit” u vizituan nga ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili u bëri thirrje të mos lëndojnë veten sepse nuk besonte se do të gjente një zgjidhje.
“Jam këtu me ju të them dy qëllime. Së pari do doja t’iu thoja që mos të lëndoni veten, sepse duke dëmtuar veten nuk besoj se do të zgjidhni gjë. E di që po i kërkoni qeverisë, shqiptarëve të tjerë të dëgjojnë atë që ju kërkoni. Sigurisht që keni të drejtë të këmbëngulni që zëri juaj të dëgjohet. Dua të jem i sinqertë që as unë as SHBA nuk është në gjendje të jap gjykim nëse kjo që bëni është e drejtë apo jo, a ka peshë. Por e keni patjetër të drejtën që të thoni të drejtën tuaj e të dëgjoheni. Sot kam folur me disa persona në koalicionin qeverisës dhe i kam nxitur që të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur mënyrën për të komunikuar me ju. Mund të jetë duke ndodhur edhe tani.” U shpreh ambasadori Arvizu në çadrat e ish të burgosurve politikë në ditën e 17 të grevës së urisë.
Edhe Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, tha dje për Top Channel se po ndjekim me detaj çdo zhvillim dhe jemi në dijeni të gjithçkaje. "Ne nxisim autoritetet të zbatojnë ligjin, tha ai, për kompensimin e kësaj shtrese. Është shumë e rëndësishme që të merren me çështjen e kompensimit të personave që u persekutuan politikisht gjatë regjimit të kaluar"-tha Stano.
Pamjet ekskluzive të filmuara nga stafi i A1 Report për djegien e ish të burgosurit politik Gjergj Ndreca në orët e para të paradites së djeshme bënë xhiron e botës, nën logon e televizionit informativ A1 Report. Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report ndoqi dje hap pas hapi ngjarjen tronditëse.
---------------------------
English version
A former political prisoner in Albania Gjergj Ndreca set himself on fire Monday in protest over the slow payment of compensation for the victims of the communist regime by the current government.
In exclusive footage that are transmitted live from TV A1 Report and Shqiptarja.com everyone have seen how the 50-year-old Ndreca threw petrol over himself and then his body was covered by flames.
He was part of a group of 20 former communist prisoners who were on the 17th day of a hunger strike over compensation payments.
He was taken to the hospital, where doctors said 40 percent of his body was covered in burns.
The government promised to award 14 euros per day spent in prison as compensation to political prisoners. Out of 25,000 applicants, compensation was granted only to 7,000 people.
---------------------------
(Lajmi, në përditësim të vazhdueshëm)
Redaksia Online
(ed.ka/sg/shqiptarja.com)