Greva në minierë, Gjiknuri: Të
zbatohet ligji,të paguhen punëtorët
Të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rajonin krom mbajtës të Bulqizës do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët në zbatim të Kodit të Punës
TIRANE- Të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rajonin krom mbajtës të Bulqizës do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët në zbatim të Kodit të Punës dhe detyrimeve që lindin prej kontratave të punës. Ka qenë kjo përgjigjja e dhënë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ndaj shqetësimit të ngritur nga përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve. Ministri Gjiknuri është takuar ditën e djeshme me përfaqësues të sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj dhe Taf Koleci.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës, shqetësimi i vetëm i punëtorëve që kanë nisur një grevë urie, ka të bëjë me çështjen e trajtimit me pagesë për periudhën gjatë të cilës subjektet e penalizuara do të jenë në kushtet e pezullimit të aktivitetit prodhues. Gjatë këtij takimi, ministri Gjiknuri i informoi lidhur me masat e marra në kuadër të kontrollit të ushtruar në rajonin krom mbajtës të Bulqizës, sa i takon zbatimit të detyrimeve kontraktuale të subjekteve të licencuara dhe sidomos për kushtet e sigurisë në punë për punëtorët. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e minatorëve përshëndetën këto masa, ndërsa shprehën mbështetjen e tyre, duke shtuar se këto masa kanë si qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe në tërësi aktivitetit mineral nxjerrës në Bulqizë.
Ndërkaq, përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe të sindikatës së minatorëve do të jenë nesër në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët e ngujuar në grevën e urisë. Gjatë konferencës për shyp, dy ditë më parë, ministri Gjiknuri u shpreh se greva e minatorëve nxitet në mënyrë që Qeveria të mos zbatojë masat ligjore. “Investitorët po luajnë me jeten e këtyre njerëzve, duke i futur në greva urie. Çdo masë e marrë nga ana ime është në funksion të jetës publike, nëse këta administratorë nxisin njerëz për të penguar shtetin, nxisin vepër penale”, - tha ministri Gjiknuri.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25