Greva për kontratatën dhe rimbursimet/ Farmacitë në mbarë vendin ulin qepenat

Greva për kontratatën dhe rimbursimet/ Farmacitë në mbarë vendin ulin qepenat

Nje farmaciste duke mbyllur sot aktivitetin

Farmacitë në qytete të ndryshme të vendit kanë mbyllur dyqanet e tyre sot në formë proteste ndaj politikave të qeverisë.

Në pamjet e mëposhtme shihen të mbyllura disa farmaci në Berat, Gjirokastër Fier dhe Sarandë.

Faramcitë i kanë mbyllur dyqanet në shenjë proteste në lidhje me kontratën e rimbursimit të barnave dhe kanë qëndruar të kyçura nga ora 11 deri në 13.

Farmacistët kishin paralajmëruar dje në mbrëmje se kanë parashikuar që të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Farmacistët, nëpërmjet Urdhërit të tyre kishin bërë të ditur se do të dilnin protestë sot me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Farmacistët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Atyre iu është refuzuar leja për protestë nga policia në Tiranë, megjithatë farmacistët kanë bërë një marshim nga Sheshi Skënderbej deri para kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Urdhëri i Farmacistëve/ Presidentja Toma: Të rishikohen kontratat

Diana Toma, presidente e urdhrit të farmacistëve, në një konferencë për shtyp të organizuar sot kërkoi që kontratat të rishikohen dhe përmendi pikat qe kundërshtohen nga Urdhëri.

Toma kërkoi që të hiqet diferenca me minus e farmacistëve, si dhe të hiqet referenca 5 milionë lekë.

Toma tha se u hoq diferenca në 5 mln lekë të vjetra për recetat pa rimbursim të cilat fondi i futi në kontratën e re.

Toma tha se duhet gjetur rruga e bashkëpunimit. Problemi për 100 lek që vlerësohet si non sens do të merret nën shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë.

Futja e barnave me rimbursim janë shtuar dhe nuk janë vetëm një problem i drejtpërdrejt por dhe i tërthortë për evazionin fiskal. Drejtori i fondit ngre një grup pune për të gjetur formën e rimbursimit të recetës për demin qe i shkaktohet.

Falenderim shumë i madh shkon për  farmacistin Florjan Marku i cili duke njohur nga afër problemin e farmacistëve propozoi reformën sesi mund të gjendet zgjidhja. Problemet të cilat farmacistët kanë hasur në rimbursimin e recetës sot Urdhëri i Farmacistëve do paraqesë me shkrim  të gjitha problemet e IT-së për problemet e recetës së rimbursueshme. Pres zgjidhje të menjëhershme për këtë problem. Fondi të marrë masa për problematikat. Çdo ditë që do pasqyrohet në kontratë do të pasqyrohen si ditë pune jo ditë kalendarike.

Diana Toma, presidente e Urdhërit të farmacistëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!