A është i interesuar Urdhëri i Farmacistëve për zgjidhje?
Presidentja e Urdhërit, e cila kujdeset që të lajmërojë mediat, që ta shoqërojnë çdo herë që ka për të zhvilluar një takim, qoftë në Ministri, qoftë në FSDKSH, as nuk hap telefonin dhe as nuk i përgjigjet ftesës së Drejtorit të Fondit
Foto ilustruese
Pak ditë më parë, pas një takimi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhëri i Farmacistëve, nëpërmjet zërit të Presidentes Diana Toma, anuloi një protestë dyorëshe që kishte paralajmëruar, dhe u ul në bisedime me specialistët e FSDKSH.
Sipas burimeve nga Fondi, bisedimet kanë nisur menjëherë. Por sipas tyre, ajo që është vënë re gjatë bisedimeve të këtyre ditëve, është qasja ultimative e përfaqësuesve të Urdhërit, të cilët përkundër frymës së negociatave dhe bashkëpunimit që iu ofrua edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, më shpesh flasin për ulje qepenash, sesa për zgjidhje përmes dialogut.
Presidentja e Urdhërit, e cila kujdeset që të lajmërojë mediat, që ta shoqërojnë çdo herë që ka për të zhvilluar një takim, qoftë në Ministri, qoftë në FSDKSH, as nuk hap telefonin dhe as nuk i përgjigjet ftesës së Drejtorit të Fondit për vijimin e bisedimeve.
Në vend të kësaj, duke mos i lënë asgjë mangët politikanëve “të racës” - që ndryshe nga ajo, këtë lloj sjelljeje ua kërkon profesioni - shpërndan në redaksitë e mediave dhe portaleve ultimatumin që mban gjithmonë orën 11.00, ndërsa institucioneve u jep ultimatume të llojit: “o bëni siç duam ne, farmacistët, o do ulim qepenat!”
Një sjellje që nuk mund të mos nxisë disa pyetje të thjeshta: A janë të interesuar për zgjidhje përfaqësuesit e Urdhërit? A kanë vërtetë për zemër zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe mbi të gjitha interesin e qytetarëve? A janë duke i përdorur pjesëtarët e Urdhërit, domethënë farmacistët, dhe a po përdoren edhe vetë përmes fijeve që nisin tek biznesi dhe përfundojnë tek politika?
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në krizë edhe për farmacistë, po largohen jashtë vendit! Diana Toma: Pjesa më e madhe e të anëtarësuarve në vitin 2022, janë larguar
17 Mars 2023, 18:41
-
'Covid Time'/ Kapen me ilaçe kontrabandë në makinë, arrestohen dy farmacistët në Tiranë (EMRAT)
18 Nëntor 2021, 15:09
-
Premtonte licencën e farmacistit, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare në Kavajë! Skema si i gënjente qytetarët me adresa false në Instagram! U mori 16 mijë euro
28 Korrik 2021, 13:26
-
Marrin sot dozën e parë AstraZeneca, farmacistët për Report Tv: Mezi e prisnim! Duhet të ishim ndër të parët! Çdo vaksinë është njësoj
7 Prill 2021, 11:31
-
Nis nesër vaksinimi i farmacistëve në Tiranë
6 Prill 2021, 17:02
-
Më të ekspozuarit ndaj COVID-19, Italia bën të detyrueshëm vaksinimin për personelin mjekësor dhe farmacistët
1 Prill 2021, 09:16
-
Ndërron jetë farmacisti shqiptar, Urdhri i Farmacistëve: Ndarja e parakohshme nga jeta, dhimbje për të afërmit dhe miqtë
7 Shkurt 2021, 07:47
-
Toma: Vaksinimi i 2500 farmacistëve, domosdoshmëri, s’duhen më shumë se 5000 doza
5 Shkurt 2021, 17:53
-
Basha me farmacistë dhe pacientë: Cilësia e barnave ka marrë një goditje! Tregu është hapur për mafien, i sjellin të pacertifikuara
3 Shkurt 2021, 09:41
-
Frika nga COVID, dyndje në farmaci për vitamina! Farmacistja: Janë trefishuar kërkesat për C, Zink, D3 dhe B Complex (VIDEO)
13 Nëntor 2020, 17:27
-
Koronavirusi i merr jetën farmacistit të njohur në Korçë, ishte prej ditësh në terapi intensive
17 Shtator 2020, 08:58
-
Abuzuan me profesionin duke punësuar persona jo farmacistë, iu heq licencat 8 farmacistëve për 3 vite
6 Gusht 2020, 16:50