TIRANE - Shtatë ish të burgosurit politik që vazhdojnë grevën e urisë tashmë në ditën e 28-të të saj , janë në izolim të plotë pasi forcat e policisë pengojnë komunikimin e personave të jashtëm me ta, duke përfshirë edhe koordinatorin edhe familjarët e tyre.
Thirrje e fundit drejtuar qeverisë për të dialoguar me ish të burgosurit politik erdhi mbrëmjen e sotme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, SHBA kërkon gjetjen e një zgjidheje me qetësi dhe të arrihet një kompromis. Nga ana e tjetër Avokati i Popullit, Igli Totozani sot pasdite i ka dërguar një letër Berishës e ministrave ku thekson se kërkesat e ish të dënuarve politik duhet të merren në konsideratë dhe se për ketë arsye qeveria duhet të dialogojë me ta.
Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa dhe njëherësh koordinatori i grevës së urisë e cila sot shënon ditën e 28 të saj, i ftuar në emisionin URBANIKA në Tv A1 Report, tha se grevës së urisë i mungon koka. Për këtë deklaratë Tufa, iu referua pengesës nga ana e forcave të policisë për të pasur komunikim me grevistët ish të përndjekur politik.
Grervistët e vendosur, në çadrën e izoluar nga policia, tek "Komuna e Parisit" nuk pranojnë të largohen madje deklarojnë se do të vdesin aty nëse qeveria nuk do të negociojë dhe ata të marrin kompensimin që u takon me ligj për vitet e burgut të kryer në regjimin komunist. Gjëndja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet për shkak dhe të refuzimit të ushqimit, moshës së vjetër dhe mungesës së ilaçeve, por grevistët nuk pranojnë të shoqërohen në spital pasi policia nuk do t'i lejojë të kthehen më në grevë. "Ne shkojmë në spital vetëm nëse ministria e Shëndetësisë na jep garanci se do të kthehemi në çadër" - tha grevisti Fatmir Lloshi sot në mesditë. Në gjendje më të rëndë shëndetësore është grevisti Ramazan Spahiu, por dhe Lavdosh Beqo.
Grevistët u shprehën të vendosur se nuk do të dalin vetë nga çadra, madje do të hedhin shortin e vdekjes nëse negociatat nuk do të bëhen sa më shpejt. Ndërkohë që koordinatori i grevës Skënder Tufa kërkoi ndihmën e përfaqësive diplomatike në Tiranë të hapnin dyert për të vazhduar në ambientet e tyre, grevën e urisë, të cilën Gjykata e Tiranës urdhëroi të shpërbëhet. "Në emër të grevistëve, i bëj thirrje përfaqësive diplomatike, na hapni një ambient që kjo grevë të zhvillohet brenda saj, sepse po zhvillohet në një trysni terrori psikologjik dhe ndaj nesh koordinatorëve po bëhet presion dhe këcënime."- deklaroi sot paradite koordinatori i grevës Skënder Tufa.
GREVA E ISH TE BURGOSURVE POLITIKE ORE PAS ORE
TUFA: BERISHA SHPEJTO, SHBA TA DHA MESAZHIN
Ora 20: 20 Kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, i cili njëherësh është edhe koordinatori i grevës së urisë së kësaj shtrese shoqërore, tha se policia nuk ka lejuar grevistët që të konsumojnë ilaçet dhe se kjo sipas tij ndodhte sa herë që prej çadrave largohej Avokati i Popullit, Igli Totozani. “Policia ka nxjerrë dhëmbët e pushtetit me 7 heronj. Po i heqin ilaçet kur s’është Avokati i Popullit. Ata nuk dalin gjallë nga greva, le t’ia heqin ilaçet.” Ndërkohë, Tufa i ka drejtuar thirrje Berishës që të vijë e të dialogojë. “Shpejto sa më parë, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kanë dhënë mesazhin, nuk e di se çfarë mesazhi do ti”, tha Tufa. Deklarata e tij i referohet thirrjes nga SHBA e cila nëpërmjet zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, i cili kërkoi nga palët në këtë kauzë që të ulen në dialog e ta zgjidhin çështjen pa e personalizuar.
REEKER: DIALOG PER TE GJETUR KOMPROMISIN
Ora 18: 50 Në lidhje me grevën e ish të përndjekurve politik, ka reaguar edhe zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, i cili i bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis mbi këtë kauzë. “Zoti Reeker, u bëri thirrje si autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi.”, shkruan Zëri i Amerikës. Palët, shtoi ai, nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut. Zoti Reeker i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Washington mbi Ballkanin perëndimor.
AVOKATI I POPULLIT: QEVERIA TE MARRE NE KONSIDERATE KERKESAT, TE DIALOGOJE
Ora 18: 45 Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ministrit të Financave, Ridvan Bode, ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo, në lidhje me kërkesat e parashtruara nga ish të dënuarit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë.
Sipas Avokatit të Popullit kërkesat e tyre duhet të merren në konsideratë e për këtë qeveria duhet të nisë dialogun me ish të përndjekurit politik .
“Gjykojmë se kërkesat e paraqitura nga ana e grevistëve të urisë, duhet të merren në konsideratë për trajtim nga ana e Qeverisë dhe më specifikisht nga ana e institucionit që Ju drejtoni, për vet rolin dhe rëndësinë që ligji ju njeh në këtë drejtim. Po kështu, do të ishte e përshtatshme ngritja e një grupi pune ndër dikasterial për evidentimin dhe trajtimin e kësaj problematike, nisur edhe nga larmia e kërkesave të tyre. Sugjerojmë se dialogu gjithëpërfshirës dhe negociatat janë të domosdoshme për gjetjen e ekuilibrit të duhur midis kërkesave të këtij grupimi social dhe mundësive reale për zgjidhjen e tyre.”, lexohet në letrën e Totozanit.
TUFA: GREVES I MUNGON KOKA, S’NA LENE T’I TAKOJME
Ora 16: 30 Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa dhe njëherësh koordinatori i grevës së urisë e cila sot shënon ditën e 28 të saj, i ftuar në emisionin URBANIKA në Tv A1 Report, tha se grevës së urisë i mungon koka. Për këtë deklaratë Tufa, iu referua pengesës nga ana e forcave të policisë për të pasur komunikim me grevistët ish të përndjekur politik. Ai u shpreh gjithashtu se greva i kthehet normaliteti sa herë që pranë saj gjendet Avokati i Popullit, Igli Totozani, dhe se sa kthen shpinën, policia rifillon misionin për të mos lejuar takimin me ish të burgosurit politik në çadrat e stacionuara te “Komuna e Parisit” në Kryeqytet. Ai ripërmendi faktin se një vatër e re greve do të krijohet për vijimësinë e saj normale. “Nuk më lënë t’i takoj. Kjo është shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk mund t’i japin grevës fund në këtë mënyrë. Vetëm sa do na bëjnë të hapim një vatër të re.”, u shpreh në URBANIKA, koordinatori i grevës së urisë së ish të burgosurve politik.
AGIM KOLLÇAKU: NESE S'KA NEGOCIATA HEDHIM SHORTIN E VDEKJES
Ora 12: 42 Grevisti Agim Kollçaku përsëriti apelin për të dialoguar në të kundër do të zbatohej plani B që mund të jetë dhe shorti i vdekjes. “Si grevistë nuk kemi punë me politikën, por një gjë i them qeverisë. Ne nuk do të dalim të gjallë, një mënyrë ose në një tjetër do vdesim. Duam vetëm dëmshpërblimin. Ne as na ka sjellë socializmi këtu, as komunizi, dreqi apo shejtani. Ne jemi këtu dy vetë që s’kemi marrë asnjë lek. Nëse nuk ka negociata është plani B vetëm ne e dimë. Na ndihmoni sa më shpejt duam të zbatohet ligji. Shorti i vdekjes do të bëhet sesbën nëse negociatat nuk do të bëhen sa më shpejt. E gjithë bota jo vetëm qeveria do të habitet me këtë heshtje “- tha Kollçaku.
GREVISTI FATMIR LLOSHI: NUK LEVIZIM DO VDESIM KETU
Ora 12: 40 Grevistët në një prononcim për median, jashtë çadrave deklarojnë se nuk do të shkojnë në spital nëse nuk do të kenë një garanci nga Ministria e Shëndetësisë. “Në spital nuk shkojmë nëse nuk do të lejohemi të kthehemi. Veprimet tona i marrim vetë. Ligjërisht nëse mundet duam garancinë që të shkojmë në spital e të kthehemi. Ne e kemi bërë të qartë që ne këtu do vdesim. Nëse është taktikë që ne të vdesim, ne jemi gati. Thirrja është për negociata. Nëse ne do të gjykohemi apo mendohemi si armiqtë e klasës atëherë do të vdesim si njerëz të zbatimit të ligjit.
Ju lutem të gjithëve të vijnë të negociojnë të flasim me mirëkuptim, ne jemi njerëz, nuk jemi kafshë jemi ish të përndjekur politik. Thirrja jonë është të dialogojmë. Po presim por ndoshta durimi ka një kufi dhe mendone vetë..
Ndryshe nga koordinatori i grevës, Skënder Tufa i cili kërkoi ndihmën e ambasadave për të zhvendosur grevën, grevisti Fatmir Lloshi thotë se ai dhe 6 shokët e tij nuk do të lëvizin nga çadra.
“Nuk dua të përgënjeshtroj koordinatorin e grevës, por ne jemi këtu, kemi ardhur dhe do të vdesim këtu. Nëse policia do të gjejë armën e forcës apo diku tjetër. Ne kemi të drejtat tona. Jam i bindur se një nga njerëzit e qeverisë do vijnë të negociojnë. Besoj se ata janë njerëz nuk janë kafshë”- tha Fatmir LLoshi.
TUFA: PERSEKUTORET TANE I KOMPENSOI QEVERIA META
Ora 10: 22 Kreu i shoqatës së të burgosurve politikë deklaron se nuk është PS që ka kompensuar persekutorët e tyre., por qeveria Meta.
“Qeveria Meta ka shpërblyer kriminelët tanë. Koalicioni aktual ka shpërblyer persekutorët tanë. Keni zhvleftësuar vlerën e lekut për ditën e burgut. Zoti Strazimiri si ushtar i Berishës ke lyer duart me gjakun e popullit. Freshisti Halimi deri dje ka qenë drejtues i FRESh dhe sot është kthyer në demokrat. Ai zotëria mos të na tregojë ligjet e shifrat se i dimë më mirë. Hajde të ulemi në tryezë. Kuqalashi Pollo me ushtarët e tu me Çollakun mos guxo të fyesh grevën."- tha Tufa në vazhdim të prononcimit për median të orës 10:00 .
TUFA: AMBASADAT TE NA LIROJNE HAPESIRA PER TE ZHVILLUAR GREVEN
Ora 10: 20 Koordinatori i grevës, Skënder Tufa në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deklaroi se ishte kërcënuar nga një person, për të cilin ai thotë se ishte familjar i Berishës. Të njëjtën deklaratë e bëri dhe në një prononcim për median rreth orës 10:00. Tufa i bëri thirrje përfaqësive diplomatike të lirojnë një ambient ku ata mund të zhvillojnë grevën e urisë. Tufa përsëriti se thirrjeve për dialog qytetar qeveria i kundërpërgjigjet me presion.
“Mos na bëni presion. Ne jemi qytetarë dhe duam zgjidhje qytetare. Të gjithë ata që mbrojnë të drejtat e njeriut të vijnë këtu. Ndihmë nga diplomacitë. Greva është e censuar në mënyrë ekstreme. Diplomacitë të na hapin një ambient për të zhvilluar grevën. Asllan Patrioti u arrestua për motive politike. Çdo veprim brenda grevës së urisë është veprim politik. Sot në mëngjes një person që drejton policët dhe familjar i afërt i kryeministrit i cili censuron grevën më ka fyer dhe më ka quajtur mua pederast kur pederasti është në krye të qeverisë. Kemi kohë që kërkojmë zgjidhje qytetare, ndërkohë që grevistët po vdesin. Po shohim se kërkojnë të shpërndajnë grevën në mënyrën më mafioze. Nëse do të veprojnë kundër grevistëve, ne do të veprojmë në mënyrë të tjera. Në emër të grevistëve, i bëj thirrje përfaqësive diplomatike, na hapni një ambient që kjo grevë të zhvillohet brenda saj, sepse po zhvillohet në një trysni terrori psikologjik dhe kundër nesh koordinatorëve po na bëjnë presion dhe këcënime. Nëse do të prisni të jemi prapa hekurave, atëherë ne atje nuk mund të flasim e s’do mund të na dëgjoni. Ber po i bën karshillëk SHBA dhe ndërkombëtarëve. Nuk dimë më kujt institucioni t’i drejtojmë, sepse të gjithë pushtetet i ka Berisha"- tha Skender Tufa.
DJE APELUAN VENDIMIN
Tufa deklaroi dje se është apeluar vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi shpërbërjen e grevës. Komiteti i Helsinkit ka vënë në dispozicion të tyre një përfaqësues ligjor.
Grevistët nuk pranojnë të heqin dorë nga greva të cilën e kanë nisur për të plotësuar kërkesat ekonomike për ata dhe shtresën që përfaqësojnë. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e ish të përndjekur politikë të cilët kanë kryer dënimin në komunizëm dhe nuk kanë marrë ende sipas ligjit që u takon.
Rëndimi i gjendjes shëndetësore, dhe më pas nevoja për mjekim më të specializuar në spital duket se është metoda që policia që po ndjek për të nxjerrë nga greva 7 ish të burgosurit politik. Grevistëve do t'u duhet të shkojnë në spital për një mjekim më të specializuar dhe policia më pas nuk do t’i lejojë të kthehen. Një veprim të tillë policia e kreu së fundmi me grevistin Fatmir Lamaj. Metoda është kuptuar nga grevistët të cilët dje deklaruan se nuk do të pranonin të shkonin për mjekim në spital.
HOLKEMPER: KETA NJEREZ DUHEN DEGJUAR
Reagimit të ndërkombëtarëve për gjetjen e një dialogu mes qeverisë e grevistëve, iu shtua dhe ajo e Ambasadores së Gjermanisë në Tiranë Carola Muller- Holtkemper. Dje nga qyteti i Pogradecit ato thanë se qeveria duhet të nisë negociatat me grevistët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
“Mendoj se këta njerëz kanë vuajtur tepër gjatë regjimit komunist. Pritshmëritë për kompensimin e vuajtjeve duhet të gjejnë përgjigje së paku duhet të ulen në tryeze të dëgjohen “- tha dje Holtkemper. Apelin për dialog u bë dhe nga ambasada e SHBA-së, ambasada e BE-së por dhe nga Amnesty International.
Ndërkohë që qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos ulet në negociata, duke deklaruar se dëmshpërblimi do të jepet sic është përcaktuar me ligj. Të përndjekurit thonë se kanë marrë vetëm 1/8 e kompensimit që i takonte.
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Tufa: Na kërcënojnë me jetë