Kandidatja e djathtë për Durrësin Grida Duma tha nga një takim me banorët e lagjes nr 5 se taksat do të shkojnë në kufi limiti dhe se zhvillimi ekonomik vjen vetëm nëse taksat janë të ulëta.

“Taksat do të shkojnë patjetër në kufi limit sepse besoj vetëm tek zhvillimi ekonomik me taksa të vogla”,- tha Duma.

Qytetarët u ankuan për mungesën e madhe të shërbimeve ndërsa biznesi për taksat e larta dhe rënien e fuqisë blerëse.

Çdo ditë është mjerim dhe unë jam gati në falimentim. Si unë janë shumë njerëz dhe taksat janë dyfishuar. Na pëlqeu që the do ulësh taksën e sipërfaqes. Na ke përprahje ne njerëzit që duan veten e vetë”, - u shpreh një librashitës në këtë lagje i cili i dhuroi një libër të Migjenit kandidates Duma.

Nga takimi kandidatja Duma bisedoi me librashitës dhe banorë të cilët i shprehën asaj shqetësim për qëverisjen aktuale dhe mashtrimet sipas tyre që kanë marrë nga bashkia në këto vite.

“Kam qënë prej 20 vitesh komisioner i PS-së dhe jam i mashtruar. Tani po ngrejnë edhe çmimin e ujit dhe me taksat na morën shpirtin”,- u shpreh një banor

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)