Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre.

Disa prej sipërmarrësve të vegjël, i thanë Dumës se hasen me probleme të shumta, siç është rënia e konsumit.

Sipas ish deputetes PD, plani i selisë blu do të frenojë krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.

“Ne themi ta çojmë vendin drejt taksimit të sheshtë që sipërmarrësit ta kenë të qartë çfarë do paguajnë. Siguria fiskale është gjëja e parë. Ata e kanë vjel Shqipërinë vetëm për xhepat e veta. 8 vite dështim, 8 vite rrënim ekonomik, dhe vijnë na gjykojnë ne që thonë që do japim paga më të larta. Po pa diskutim, se nuk mund ta pranojmë Shqipërinë të fundit në rajon për pagat”, tha Duma.