Një paçavure e ka quajtur nënkryetarja e PD, Grida Duma programin e PS për 4 vitet e ardhshme.
Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.
“Në këtë maskaradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën. Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”, tha Duma.
Lajmi kryesor:
Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2498
Lajme të tjera
-
‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve
19 Prill, 16:47
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës
18 Prill, 10:28
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
17 Prill, 15:27
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09