Kandidatja e PD për Tiranë, Grida Duma e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha si politikanin më perëndimor dhe racional që ka Shqipëria. Në një intervistë për emisionin "Pa Protokoll", Duma tha se Berisha arriti të ndërtonte një PD të balancuar duke bërë të gjitha shtresat bashkë që shërbeu edhe si shkollë për të tjetër, ndërsa Bashën e cilëson si lider racional dhe me vlera perëndimore që për të do të sjell zhvillimin e vendit.
"Unë mendoj padyshim doktor Berisha është ai që është për të gjithë ne, mënyra se si e ka ndërtuar PD deri në kryesimin nga Basha është një lloj shkolle politike. Këto janë njerëz që bëhen vetë pasi intuita e tij e lindur për të bashkuar bashkë disa shtresa që nuk bëheshin bashkë është një lloj shkolle, trashëgimia e tij e plotë është mënyra se si i ka balancuar. Basha ka avantazhin për të qenë shumë racional, tipologjia perëndimore e kryesimit. Nuk kam parë një etik protestante të tillë, nëse nuk e kemi me dokumente plotësisht ne nuk flasim për këtë fakt dhe kjo vlerë e Bashës do të sjellë shumë zhvillim Shqipërisë", tha Duma.
Duma foli edhe për lista ku tha se ajo do të preferonte që kandidatë të përfaqësoheshin me emra dhe jo numër në mënyrë që të secili të mbajë përgjegjësinë e tij dhe të mos ketë ngatërresa për votuesin.
"Për mua kjo nuk është hapje liste, por ti fusësh të gjithë në sherr me të gjithë. Për mua është gjë e mirë që votohen sot emrat pasi i vë para përgjegjës. Numri është problematik sidomos për zonat rurale ku nuk mbahen mend dhe mund të ngatërrohen. Zgjidhja duhet të jetë me emër", tha Duma.
Basha kishte mundesine per te qene lider me cilesi perendimore, por nuk e late ju qe ai te ishte i lire, por i imponuat ate shkollen politike te Berishes qe e the vete me gojen tende. Dhe per fat te keq, ju i jepni te drejte Rames kur thote qe nese votoni Bashen, keni votuar Saliun dhe Meten. E moret ne qafe PD dhe si rrjedhoje edhe shqiptaret qe nuk i ofroni nje alternative me te mire se Berisha e se Rama tani ne qeveri.. Historia do e tregoje se cfare vendi do keni ne faqet e saj.
PërgjigjuPervec pasaportes ashje tjeter perendimore nuk ka ai mashtruesi juaj
Përgjigjukushe eshte lider me cilesi perendimore Basha ,po ja pyesni njehere ata te 21 janarit cfare do thone a po eshte kryetari juaj dhe i serviloseni
PërgjigjuFiks cilesi perendimore....gjith ato mandate qe po digjen dita dites neper perendim.
Përgjigju