Deklaratën shokuese të një dite më parë të Evi Kokalarit, një shqiptare me shtetësi amerikane adhuruese e Sali Berishës dhe Donald Trump, se Grida Duma ka shkatërruar familjen e saj, e ka komentuar me ironi edhe gazetari Mero Baze.

Ai ka shkruar se mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis'

“Babai vet kushëriri i Enver Hoxhës, gjithë jetën komunist, vet e martuar me grek të SHBA që në parim është sekti më antishqiptar, e divorcuar për halle të veta dhe i është mbush mendja që është konservatore nacionaliste madje dhe antikomuniste. Mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis”, ironizon Baze.

Evi Kokalari sulmoi personalisht nënkryetaren e PD Grida Dumën. Kokalari shkroi se Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar dhe ky është fakt.

"Ka mundësi që PD-ja konservatore të fillojë të stresojë sa i domosdoshëm është besimi në Zot & familja? Gjeneratat e reja rriten të forta në familje të shëndetshme. Një familje e shëndetshme respekton bashkëshortin/en, dhe nuk sodit në livadhet e botës. Modernizmi që ka dashur të fusë George Soros nëpërmjet OJQ-ve , ka pasur vetëm një qëllim: DENIGRIMIN e shoqërisë", shkroi ajo. Duma nuk iu përgjigj kesaj deklarate.