E ardhmja e Neymar është një enigmë e vërtetë pas krisjes së brazilianit me klubin e Paris SG, por pavarësisht se atij i pëlqen rikthimi te Barcelona këta të fundit nuk kanë bërë një lëvizje zyrtare për 27-vjeçarin.
Gjithsesi nga Japoni, atje ku Barcelona po kryen fazën përgatitore, ka folur Antoine Griezmann, futbollisti që u mor për 120 mln euro te Atletico. I pyetur nga Sky Sports për afrimin e Neymar dhe krijimin e një sulmi të frikshëm së bashku me Messi-n, Griezmann është përgjigjur:
“Para se të flasim për Neymar fillimisht operacioni duhet të mbyllet. Është një lojtar i madh. Ka patur disa dëmtime por i përket një niveli të lartë. Gjithsesi ne kemi në skuadër lojtarë si Dembele, Coutinho dhe Dembele. Këta janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe shpresoj të jem në gjendje të bëj gjëra të rëndësishme me ta.”