ITALI - Beppe Grillo edhe pse është përpjekur t’i shpëtojë interesimit të mediave, ai është zbuluar në shtëpinë e tij të pushimit në Marina di Bibbona, pranë Livornos.

Me një stil perfekt provokues lideri i Lëvizjes “5 Yje” u paraqit para kamerave të mediave të ndryshme, i mbuluar me një kapuç dhe syze.

Cdo media po bën të pamundurën për të patur Grillon si lajmin e ditës dhe do të donin një intervistë ekskluzive nga ai.

Meqenëse zgjedhjet e përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit nuk nxorën një fitues të qartë, partive të mëdha, që nuk arritën të fitonin maxhorancën, do t’i duhet të gjejnë një zgjidhje për të formuar qeverinë e re.

Sipas një gazete gjermane Grillo ka thënë në intervistë se do të bashkëpunojë me Berluskonin dhe Bersanin nëse ata do të ndryshojnë ligjin zgjedhor, do të heqin rimbursimet zgjedhore si dhe për deputetët nuk do të kenë jo më shumë se dy mandate në parlament.

Por më pas në intervistë Grillo ka shtuar se ata nuk do ta bëjnë asgjë konkrete dhe vetëm llomotisin për të fituar kohë.

Ndërkohë në blogun e tij, Grillo shkroi të premten se Lëvizja “5 Yje” nuk do të japë votëbesimin, si për të majtën dhe të djathtën.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)