Janari i ka gjetur spitalet e Korçës dhe Pogradecit me pacientë që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatri. Shkak për këtë fluks te lartë janë bërë virozat e stinës. Mesatarisht në pediatrinë e Korçës paraqiten nga 60 deri në 80 fëmijë në ditë njëjtë me shifrën edhe të Pogradecit.

“Paraqiten rreth-70-80 fëmijë në 24 orë me viroza, grip. Vizrozë respiratore, bark e të vjella, temperaturë, ethe që dominohen me vështirësi. E vendos mjeku nëse do përdoret antibiotik apo jo. Vetë jo”, tha shefi i pediatrisë Pogradec, Behxhet Lickollari.

E njëjta situatë paraqitet edhe tek urgjencat.

“Përdorim medikamentesh si paracetamol apo grup i ngjashëm. Përdorim të lëngjeve për format e lehta. Ndërsa format e rënda është e nevojshme prania në spital. Fazëa më delikate është java e parë”, tha Genci Zyferi, shef i urgjencës Pogradec.

Mjekët këshillojnë që ditët e para pacientët mos të paraqiten direkt në spital por të trajtohen në shtëpi me me paracetamol e lëngje.