Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë

Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Bujqësisë thotë se deri më tani ka rezultuar se asnjë person i prekur nga gripi i shpendëve, H5N1. Në një përditësim të sitiatës pas identifikimit të një vatre me gripin e shpendëve në fshatin Mëzez në Tiranë, Ministria e Bujqësisë thotë se ISHP ka analizuar 90 mostra, por të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndërkohë, përgjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 nëntor 2024, grupe në varësi të Ministrisë së Bujqësisë kanë monitoruar 2304 ferma, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Vatra e gripit të shpendëve (H5N1) u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në Tiranë. Ndërkohë, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë

Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.

Përgjatë fundjavës, në datat 30 Tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare,  menjëherë  mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV,   Shërbimi Veterinar Zyrtar në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 885, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare” ka kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Laboratori i Referencës – ISUV, është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me Influencën Aviare, ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e  çdo kampioni të ardhur brenda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.

Kampionet në njerëz të marra  janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qëndrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca. Për cdo informacion dhe lajmërim, ftojmë qytetarët dhe shpendërritësit të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mailit: [email protected]

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 04/11/2024 10:08

    Jam kurioz sa ekipe u angazhuan, dhe sa kohe harxhuan ne secilen prej ketyre 2360 fermave sepse spo me del llogaria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë