Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Foto nga aksioni i AKVMB në Zall-Herr

TIRANË - Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), në kuadër të transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit publik, ka konfirmuar prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në një fermë oborri familjar në fshatin Cekrez Morinë, Njësia Administrative Zall-Herr, Tiranë.

Menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, AKVMB ka ndërmarrë masa të menjëhershme për: eliminimin dhe ç’rrënjosjen e infeksionit në vatrën e prekur,  karantinimin e zonës së infektuar, duke përfshirë zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes si dhe izolimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në rajone të tjera.

Mëngjesin e  sotëm (28 dhjetor 2024) përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër zonën për të siguruar zbatimin rigoroz të masave të kontrollit.

AKVMB bën thirrje qytetarët për çdo rast dyshimi për shpendë të infektuar, të kontaktojnë menjëherë shërbimin veterinar rajonal si dhe të mos manipuloni shpendët e dyshuar për të shmangur përhapjen e infeksionit.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën