Gripi, një vajzë nga Librazhdi
viktima e parë në Shqipëri

Gripi, një vajzë nga Librazhdi<br /> viktima e parë në Shqipëri
ELBASAN – Rregjistrohet viktima e parë e gripit në Shqipëri për vitin 2012.Blerina Balla u dërgua në spitalin rajonal të Elbasanit nga familjarët e saj me temperaturë të lartë, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpinë e saj. 21 vjeçarja nga fshati Librazh – Qendër që prej 31 dhjetorit vuante nga një temperaturë e lartë, e cila sipas mjekëve u shkatua nga virozat e gripit që prej kohësh po qarkullojnë në vend. Pas përpjekjeve të familjarëve për të ulur temperaturën natën e ndërrimit të viteve dhe dy ditët që pasuan, vajza është dërguar sot në spitalin e Elbasanit. Ajo nuk ka mundur dot t’i shpëtojë komplikacioneve të temperaturës së lartë duke humbur kështu jetën.

POLICIA: VAJZA VDIQ NGA VIROZA
Sipas deklaratës zyrtare të policisë së Elbasanit, më datë 02.01.2012 rreth ores 04.50, është dërguar në Spitalin Rajonal Librazhd, në gjëndje të rëndë shëndetesorë, shtetësja Blerina Balla, 21 vjeçe, banuese në fshatin Librazhd Qëndër Komuna Qëndër Librazhd. Pas mjekimit të marrë në këtë spital, duke qënë se gjendja shëndetësore e saj ishte teper e renduar, menjehere u dergua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku gjëndja e saj ishte përkeqësuar.
“Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para, u konstatua se kjo shtetase kishte shfaqur probleme shëndetësore (dhimbje koke, temperaturë), ku menjëherë është dërguar ne spital nga të afërmit. Pas ndërhyrjes dhe mjekimit të dhënë nga Spitali Kirurgjik Elbasan, kjo shtetase nuk mundi të jetoje por gjen vdekjen. Paraprakisht mendohet se vdekja e 21-vjecares është natyrale, si pasoje e ndonje viroze e stinës”, thuhet në deklaratën e policisë së qarkut.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë