Gripi, s’ka vend për panik, ISHP:
Mënyra e mbrojtjes është vaksinimi

Gripi, s’ka vend për panik, ISHP:<br />Mënyra e mbrojtjes është vaksinimi
Situata aktuale e gripit AH3N2 nuk ka vend për panik. Kjo është shprehur nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.

Artan Simaku epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, për mikrofonin e Report Tv deklaroi se vaksinat falas kundër gripit AH3N2 janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe të gjithë qytetarët duhet t’iu drejtohen qendrave shëndetësore për tu vaksinuar, kryesisht grupet e riskut.
 
“Mjeti kryesor për parandalimin e gripit është vaksinimi. Kryesisht personat të cilët përbëjnë grupet me risk të popullatës. Grupet me risk të popullatës janë fëmijët e vegjël mbi gjashtë muaj, gratë shtatzëna dhe personat e moshës së tretë të cilët kanë edhe probleme shoqëruese, kronike siç janë sëmundjet kronike të mushkërive, kardiovaskulare, diabet, obezitet, personat me sëmundje tumorale që marrim edhe kimioterapi dhe personat me çrregullime te tjera të imunitetit”, shprehet  Artan Simaku.
 
Kushtet aktuale të epidemisë e cila tashmë e ka kaluar pragun e 13 mijë të prekurve, nuk përbën rrezik dhe as rast për panik. Epidemiologu Artan Simaku, rekomandon qytetarët që sapo hasin simptomat e gripit ti drejtohen mjekut të lagjes dhe jo farmacive.  
 
“Qarkullimi i virusit të gripit është një gjë normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën, kështu që nuk ka vend fare për panik edhe për alarm. Aktualisht ka një numër të rritur të rasteve por ajo që theksojmë për popullatën është kontakti direkt me mjekun e familjes.

Nëse një person ndjen që ka shenja të gripit, temperaturë, skuqeje lotim sysh, kollë, dhimbje muskujsh duhet të paraqitet direkt te mjeku i familjes dhe të mos shkojë në farmaci dhe të marrë një medikament dhe pastaj të presë 2,3 ditë që t’i bjerë temperatura dhe të përmirësohet, ndërkohë që përkeqësohet dhe instalohen komplikacionet dhe i sëmuri duhet të shtrohet në spital”,
shprehet ai.

insituti shendetit publik
 Artan Simaku
 
Ndërkohë që vaksinimi duhet të bëhet nga të gjithë, madje edhe nga gratë shtatzëna në të gjithë moshën e shtazanisë dhe përgjatë gjithë sezonit të gripit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike