VLORE- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-sekretaren e Gjykatës Administrative Vlorë, Edlira Shehu. Ajo akuzohet se ka abuzuar me detyrën e saj, duke ndryshuar dizpozitivët e vendimit të gjykatës, dhe për pasojë sillte konfuzion mes palëve dhe gjyqtares që kishte gjykuar çështjen administrative.
Shehu, në cilësinë e sekretares gjyqësore të gjyqtares me iniciale G.Xh, ka falsifikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur disa vendime gjyqësore të kësaj gjyqtare. Në sallën e gjyqit gjyqtarja G.Xh ka vendosur rrëzimin me kërkesës për njërën palë, nga ana tjetër gjatë zbardhjes së vendimit, sekretarja e shkruante në dokument pranimin e kërkesë padisë.
Në një rast kjo sekretare ka grisur dhe më pas zhdukur komplet fashikullin gjyqësor, duke sjellë probleme në mbarëvajtjen e këtij procesi gjyqësor. Ndërkohë në disa raste të tjera dyshohet se Edlira Shehu ka falsifikuar dhe firmën e gjyqtares G.Xh, duke firmosur vendimet në emër të saj.