Aludimet e Donald Trump për përfshirjen e mundshme të Groenlandës në sferën amerikane të ndikimit duket të jenë më shumë se serioze dhe konkrete. Ky tranzicion nuk do duhet të ndodhë përmes aneksimit të drejtpërdrejtë, për të shmangur përçarjet e dhimbshme brenda NATO-s, por më tepër përmes një marrëveshjeje dypalëshe. Sipas asaj që ka zbuluar e përjavshmja britanike ‘The Economist’, kjo marrëveshje do duhet të nënshkruhet direkt me qeverinë e Groenlandës, duke injoruar plotësisht fuqinë e kurorës daneze.

Efektiviteti i bastisjes në Venezuelë dhe kapja e ish-presidentit Nicolas Maduro I ka rritur oreksin Donald Trumpit, i cili vetëm disa orë pas operacionit ushtarak, i kishte hedhur tashmë sytë në ishullin Arktik. Dhe ndërsa teoria e Groenlandës si shteti i 51-të i ardhshëm amerikan duket e destinuar të mbetet thjesht propagandë, veçanërisht pasi asnjë vend evropian nuk do të ishte aktualisht i gatshëm të mbyllte sytë ndaj një operacioni të tillë, Shtëpia e Bardhë është mjaft e intriguar nga perspektiva e një kontrate të hartuar si një "marrëveshje e madhe pasurish të patundshme". Një specialitet i Trumpit.

Pasuria natyrore dhe pozicioni strategjik i ishullit Arktik për tregti dhe mbrojtje do ta bëjnë atë gjithnjë e më shumë një lojtar kyç në ekuilibrin gjeopolitik dhe ekonomik të botës. Për këtë arsye, qëllimi i Donald Trump është të çojë gjërat përpara dhe të arrijë një marrëveshje ushtarake dhe politike, të negociuar drejtpërdrejt me qeverinë e Groenlandës, pa u konsultuar as me Danimarkën. Nga vizita e J.D. Vance deri te aktivitetet e intensifikuara të CIA-s dhe NSA-së (Agjencia e Sigurisë Kombëtare) në ishull, Shtetet e Bashkuara po punojnë për të krijuar një përçarje midis Nuuk-ut (kryeqytetit i Groenlandës) dhe Kopenhagen-it.

Oferta e Shtëpisë së Bardhë thuhet se është tashmë në tryezë: duke i ofruar Groenlandës një të ashtuquajtur Pakt të Shoqatës së Lirë (COFA). Fjalë për fjalë, Pakti i Shoqatës së Lirë (CFA), është i njëjti instrument përmes të cilit Shtetet e Bashkuara kanë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme shumë vende të vogla të Paqësorit, duke fituar një avantazh të dyfishtë: heqjen e të gjitha detyrimeve dhe tarifave tregtare dhe aftësinë për të vepruar lirisht me ushtrinë e saj në territorin e këtyre vendeve. Edhe pse SHBA-të tashmë kanë një bazë ushtarake në Groenlandë, marrëveshja do t'i lejonte asaj të rriste trupat e saj në ishull sipas dëshirës, pa pasur nevojë të priste pëlqimin e qeverisë daneze. Edhe për këtë arsye, thuhet se kontaktet midis zyrtarëve amerikanë dhe administratës së Nuuk-ut tashmë kanë nisur, duke e lënë Kopenhagen-in jashtë.