Ajo që deri dje dukej si një batutë, duket se është më shumë se serioze.
Presidenti amerikan Donald Trump qetëson banorët e ishullit më të madh në botë përmes një postimi në Twitter.
Trump ka postuar ne profilin e tij një foto me një kullë të artë gjigande që mban emrin e tij, e rrethuar nga shtëpitë tipike të Danimarkës, duke shkruar: "Betohem se unë nuk do të bëj asgjë si kjo në Groenlandë”
Twitteri i Trump mbërriti një ditë pasi Presidenti amerikan Trump përsëriti idenë e tij për t’i bërë një ofertë Danimarkës, vendin që ai do të vizitojë në shtator, për blerjen e ishullit.
Me padurimin e tij për të rrëmbyer Groenlandën, fillimisht Trump bëri që gjithë bashkësia ndërkombëtare të buzëqeshte, veçanërisht Danimarkën, e cila iu përgjigj presidentit amerikan se "Ne nuk jemi në shitje" ndërsa kryeministri danez që i quajti absurde spekulimet për një shitje të mundshme.
Ishulli, i cili në vitin 1979 mori statusin e "territorit autonome" të Danimarkës, është i pasur me burime natyrore dhe konsiderohet thelbësor nga këndvështrimi gjeostrategjik.