Grua, burrë apo transgjinor?! Muralja te Qytet Studenti ndez debate, autori: U frymëzova nga një grua rome! Dekori i Bashkisë: Vendi rastësi (VIDEO)

Ky mural, prej muajit gusht mbulon fasadën e një prej godinave në Qytet Studenti.

Në dilemën e asaj që paraqet, figurës së gruas, burrit apo një transgjinori që fluturon i lirë, imazhi ka ngjallur debate.

Pastori Akil Pano, është një prej figurave publike që ka reaguar, lidhur me të.

“Në sfond; me sa dalloj, shoh trupin muskuloz të një burri që dëshiron të jetë grua, teksa mendon se i zbulon botës ‘hiret’ e një gruaje në trupin e një burri!? Qofsha i gabuar! Më thoni pak ju lutem; e kujt është përgjegjësia e vendosjes se këtij ‘krijimi’ ne njërën prej godinave? Pse tek studentët/ të rinjtë? A janë pyetur studentët, apo janë ndodhur përballë faktit?”, shkruan ndër të tjera pastori.

Është Dekori i Bashkisë Tiranë, që ka mundësuar realizimin e këtij murali, ndërsa autorësia, siç mësojmë prej tyre, i përket një autori argjentinas, të quajtur Sasha.

“Murali në fjalë është realizuar nga një artist spanjoll, i cili pasi mbaroi një mural brenda një kohe të shkurtër, kërkoi të realizonte një të dytë, i frymëzuar nga një grua rome që kërkonte lëmoshë te pallati ku ai kishte punuar. Krijoi afrimitet me të, aq sa gjatë kohës kur punonte muralin e parë, ndante drekën me të. Donte ta përdorte si modele me idenë që i vetmi moment kur ajo mund të ndihej mirë dhe e lirë, ishte duke e vënë në një mur me ngjyra dhe me motive shqiptare, siç është rasti i elementëve të qilimit në sfond.”, përgjigjen nga Dekori i Bashkisë Tiranë.

Sa i përket përzgjedhjes së vendit, Dekori përgjigjet se është bërë në mënyrë rastësore.

“Zgjedhja e vendit ishte rastësore te qyteti studenti, pasi ju propozuan tre fasada, nuk kishte shumë kohë që të mund të punonte në një fasadë mbi 4-5 kate”, përgjigjet më tej nga dekori, duke sqaruar se për këtë mural Bashkia nuk ka bërë asnjë pagesë dhe se është realizuar me kërkesë të artistit.

Mungesa e kohës, është shpjegimi që i jep artisti Helidon Haliti, përafrimit të këtij murali me një figurë transgjinore. Sipas tij, artisti nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të theksuar tiparet femërore, ndërsa lartësia, i ka përforcuar këto vështirësi. Po në gusht, artisti ka marrë pjesë edhe në ‘MuralFest’ të këtij viti të kuruar nga Helidon Haliti, me një tjetër punë, ku siç shpjegon ai vetë në rrjetet sociale ndjek të njëjtin koncept.

“Ky është Murali im i dytë në Shqipëri, me të njëjtin koncept për një grua që kërcen dhe hidhet drejt qiellit. Është realizuar duke marrë parasysh referencat lokale dhe përpjekjen për të portretizuar bukurinë jo të standardizuar.”, sqaron artisti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 04/01/2023 13:12

    TE HIQET TURPI...DHE TE DENOHET AUTORI....ZOTI OSE HAPESIRA DHUROI DY GJINI MASHKULL DHE FEMER....KJO QE SHIKOJME ESHTE MALLKIM I TE MALLKUARIT.

    Përgjigju
  • Erlindi: 04/01/2023 13:07

    Po c'taksirat kemi ne, qe te shohim fetishet e kryebashkiakut te pikturuara neper fasada?

    Përgjigju
  • Ben: 04/01/2023 12:08

    Duket sikur ka pikturuar belind kelliçin e pd.

    Përgjigju
  • Bepi: 04/01/2023 01:14

    Na keni neru ju ne Tiran e keni fillu qysh te parlamenti o ma paci faqen e zez

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 03/01/2023 20:37

    Ç'eshte ky, "burre muskuloz e delikat, i veshur me rroba gruaje"?!

    Përgjigju
  • Qullja: 03/01/2023 18:42

    Hahaha..i ka than lali tirones se e ka porosi nga sorosi

    Përgjigju
  • Roku: 03/01/2023 17:12

    Po mire e ka bere, nje rome qe eshte 'burreruar' se i ka rene barra e shtepise dhe deshiron lirine, te fluturoje. S,eshte bere kush gej apo transgjinor nga muralet, po he, kot debati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij