Gruaja dhe e bija të vdekura në arkivol, babai zemërthyer publikon fotot

Gruaja dhe e bija të vdekura në arkivol, babai zemërthyer publikon fotot

Babai zemërthyer Zach Kincaid

Në një aksident fatkeq familja e tij u përgjysmua. Zach Kincaid, me zemër të thyer ka publikuar në rrjetet sociale fotot e gruas dhe të bijës së tij të vdekur teksa ndodheshin brenda në arkivol. Dy femrat e jetës së tij u shuan pasi u përplasën për vdekje nga një shofer kamioni, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Zach Kincaid me gruan dhe të bijën e tij të vdekur 

Një shofer i dehur, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë në vendin e gabuar, më shkatërroi familjen sa hap e mbyll sytë. Dënimi maksimal për vrasjen e sime shoqeje dhe time bije është 10 vjet. Në shtetin e Kalifornisë, sipas gjyqtarëve, kjo nuk ishte një vrasje me paramendim, për më tepër, cilësohet aksidentale.

Por si mund të jetë ndryshe kur ti je tapë i pirë dhe drejton një automjet? Për më tepër, ai nuk do të dënohet për vrasjen e time bije, e cila më 9 tetor dot ë vinte në jetë dhe ishte tashmë një fëmijë i formuar më së miri në barkun e së ëmës,"- shkruan Zach krahas fotove.

The sun” shkruan se autori i ngjarjes, 28-vjeçari Marcos Forestal, nuk do të përgjigjet para drejtësisë për vrasjen e vajzës, për shkak se e shoqja ishte 8 muajshe shtatzënë me të voglën.

Autori i aksidentit Marcos Forestal 

Në fotot duket bashkëshortja e tij 29 vjeçare, Krystil Kincaid dhe vajza e vogël, të cilën kishin menduar ta quanin Avalynn Onix. Kincaid u shpreh se e bëri këtë gjë në mënyrë që të ndërgjegjësionte autoritetet për humbjen e tij të madhe. I shkatërruar ai shtoi më tej se të të ngasësh makinë në gjendje të dehur është një papërgjegjshmëri e madhe dhe bëri thirrje për marrjen e masave të rrepta kundrejt këtyre personave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?