Në ditën e dytë pas dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti 39 vjeçarja nga Vlora Marsela Çaushaj ndodhet ende në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore është e pastabilizuar. Ajo ka fraktura në trup, por fatmirësisht pa probleme serioze për jetën. Teksa qëndron ende në shtrat Marsela rrëfen për Report TV kalvarin e vuajtjeve që prej ndarjes nga Ilir Paja. por për të problemi më i madh mbeten tre fëmijët e mitur, të cilët prej dhunës barbare nga i ati nuk arrijë të flenë gjumë, pasi janë të trembur.
Pas bërjes publike në media të dhunës në publik, erdhi edhe reagimi i institucioneve, të cilat i ofruan Marselës një tjetër urdhër mbrojtjeje. Por ky urdhër u refuzua prej saj, pasi deri më sot ajo ka pasur tre urdhra mbrojtjeje por që në asnjë rast nuk e kanë mbrojtur nga agresioni i ish-bashkëshortit. Report Tv disponon edhe tre urdhrat e mbrojtjes, të cilat i shikoni në këto pamje.
Veç dhunës, 39 vjeçarja i duhet të përballet edhe me varfërinë ekstreme. Ajo pohon se edhe ditën që u dhunua ishte duke kërkuar punë. Ajo i bën apel shtetit që ta ndihmojë pasi e ka të pamundur që me një ndihmë ekonomike 45 mijë lekë të rrisë tre fëmijët.
Por fatkeqësitë e kanë ndjekur njëra pas tjetër familjen Çaushaj. Edhe 39 vjeçarja e dhunuar është rritur jetim. Nëna e saj tregon se edhe sot e kësaj dite punon muratore për të mbajtur familjen.
Por edhe me sakrificat e të gjithë pjesëtarëve të familjes, nuk mundën ta shmangnin varfërinë që është ulur këmbëkryq në familjen e dy grave sot të pambrojtura dhe tre fëmijëve të mitur, që veç varfërisë duhet të durojnë edhe dhunën e babait. Për t'i ardhur sadopak në ndihmë 39 vjeçares dhe tre fëmijëve të saj, Report Tv publikon edhe një numër llogarie të saj, ku çdo kund mund të jap një kontribut sado modeste.

(Numri i llogarisë për Marsela Çaushajn i hapur në BKT)
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për 44 vjeçarin Ilirian Pajo, i cili tre ditë më parë dhunoi bashkëshorten Marsela Çaushaj, në prani edhe të dy fëmijëve. 44 vjeçari u shfaq i qetë përball trupit gjykues, ndërkohë që u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht.
I pyetur nga trupi gjykues, ai ka pohuar se ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale shkatërrim prone. Tashmë ai do të qëndrojë në qeli deri sa prokuroria të dërgojë çështjen për gjykim.
/Shqiptarja.com

VIDEO