Dashurie Sefa, bashkëshortja Genc Sefës – shtetasit shqiptar të arrestuar në Kumanovë nën dyshimet se ka marrë pjesë në luftimet që u zhvilluan atje dy ditë më parë, ka dhënë një prononcim për Gazetën Express.
Genc Sefa është nga Lushnja, por jeton në Ferizaj, kështu ka thënë bashkëshortja e tij, përmes gazetës Express, teksa iu ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që mos ta lënë në baltë Gencin.
Ajo është shprehur e sigurt se bashkëshorti i saj është plotësisht I pastër.
Ja çfarë thotë Dashuri Sefa:
Duke besuar plotësisht në qëllimin e mirë dhe besnik ndaj kombit shqiptar te burrit tim dhe shokëve të tij, unë kërkoj me ngulm qe qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të mos i braktis, të interesohet për fatin e tyre, pasi që ne familjarët e tyre nuk kemi asnjë qasje dhe asnjë lloj informacioni se si janë? Si po trajtohen? Dhe shteti Maqedon a është duke ju përmbajtur rregullave dhe konventave ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve të luftës!
Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë e ka obligim kushtetues te kujdeset per qytetaret e vet ne cfare cdo lloj situate dhe te na informojë ne familjaret e te na ndihmojë pasi qe ne Jemi ne terr informativ lodhur me kete situate qe ka ndodhur atje.
Keta djem kane dhene shume edhe per Kosove kur ka pas nevoje, kane lene familjet dhe i jane pergjigjur thirrjes per mobilizim kombetar duke dhene edhe pjese te trupit per kete vend. Keta njerez nuk jane te pasur e as kriminelë, keta njerez jane thjeshte atdhetarë qe kane dashur te ndihmojne popullin shqiptare atje te persukutuar dhe bashkuftetaret e tyre te 2001-ishit qe ende kalben burgjeve te Maqedonise.
Une besoj dhe garantoje me jeten time qe Genci dhe shoket e tij nuk kane shkuar atje per asnje lloji interesi dhe prapavije politike te skenareve te felliqura maqedonase!
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com