Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duhet të dërgojë menjëherë dosjen autoriteve të Kosovës, për të siguruar që Idajet Beqiri është shpallur i pafajshëm nga drejtësia shqiptare për të njëjtën çështje, në të njëjtën kohë që akuzohet sot. Kjo ka qenë thirrja që ka bërë bashkëshortja e Idajetit, znj. Nexhmie Beqiri. Gjatë një interviste për gazetën "Shqiptarja.com", bashkëshortja e Beqirit flet mbi arrestimin e tij të padrejtë.

Zonja Beqiri, prej një muaji bashkëshorti juaj është arrestuar nga autoritet kosovare për llogari të shtetit belg. Si e keni marrë vesh lajmin e arrestimit të tij?
Idajeti ishte nisur për në Kosovë rreth orës 08:30 nga Tirana. Ka qenë data 24 maj. Rreth orës 10:30 më ka telefonuar dhe më ka njoftuar se ishte ndaluar në doganë nga autoritet e Kosovës. Gjatë gjithë kohës kemi komunikuar me mesazhe deri në 18:00, deri sa u vendos të qëndronte në paraburgim. Të nesërmen rreth orës 16:00, të datës 25 maj, është dhënë vendimi që do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit për 40 ditë. Në sallë kanë qenë të pranishëm edhe avokati i marrë nga Kosova edhe Shqipëria

Në çfarë paraburgimi ndodhet?
Në paraburgimin e Prizrenit.

Ju kur e keni vizituar?
Për shkak se ka qenë përpara e shtuna dhe e diela, unë jam nisur ditën e hënë, më datë 28 maj.

Nga kontaktet që keni edhe vizitat, a është në kushte të mira bashkëshorti juaj?
Për hir të të vërtetës është në ambinete shumë të mira. Respektohet nga autoritet aty, por edhe nga të burgosurit, sepse ata njohin edhe veprën e tij për bashkimin kombëtar. Edhe nga një takim që kemi pasur me autoritet lokale por edhe me ato qendrore, komunikimi ka qenë shumë pozitiv.

Ka pasur heshtje nga institucionet shqiptare...
Po shumë e vërtetë.

A keni kontaktuar me njeri?
Po kam kontaktuar me kryeministrin Berisha dhe ministrin Halimi. Më kanë premtuar se do ta ndjekin çeshtjen. Por ende nuk di se ku është çështja.

Kush është veprimi kyç për t'u shpjeguar situata?
Dua t'i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi që të dërgoj dosjen e Idajet Beqirit tek autoritet kosovare për të siguruar këto institucione, se Beqiri është gjykuar nga shteti shqiptar për këtë çështje, në të njëjtën kohë. Ndaj due të theksoj se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë, pasi për kohën që flitet, ai është gjykuar.

Kur është gjykuar çështja?
Në vitin 2004 nga gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Lartë ku u shpall edhe i pafajshëm.

Idajet është bërë gjysh, por fatkeqësisht ka qenë në burg. Si e mori lajmin?
Ja kemi dhënë ne menjëherë nëpërmjet telefonit. Kemi lajmëruar në paraburgim. Sigurisht që ja kanë komunikuar policët aty. Dhe kur e kam takuar më ka thënë se "e kam gdhirë gjithë natën, sepse mora një emocion të paparë".

Gjysh për herë të parë, apo të dytë?
Gjysh për herë të dytë. Goca e madhe ka lindur dy fëmijë, ku Eliana mori frymë jashtë barkut të nënës në datën 7 qershor.

Emrat e fëmijve kanë ndonjë domethënie?
Lidhen me Detin Jon. Madje kryeminisntri Berisha kur i ka shkruar mesazhin e kam shkruar edhe në emrin e mbesës së Idajetit, që ishte vetëm dy ditshe.

(fc/im/shqiptarja.com)