Ministri i Brendshëm i Venezuelës ka bërë të ditur se në operacionin ushtarak amerikan ku u kap Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores, u vranë 100 persona.
Sipas mediave të huaja, komentet Diosdado Cabello i bëri teksa bëri një përditësim mbi sulmin ushtarak të SHBA-së gjatë të shtunës.
Kjo ishte hera e parë që Karakasi zyrtar jep një numër për të vrarët gjatë sulmit.
Zyrtarët venezuelas thanë se një pjesë e madhe e kontingjentit të sigurisë së Maduros u vra “me gjakftohtësi”.
Cabello tha se gruaja e Maduros, Flores pësoi një dëmtim në kokë gjatë bastisjes, ndërsa Maduro sipas tij, lëndoi këmbën.
Komente








