TIRANE - Kënaqësia e kësaj interviste të veçantë, nuk do të vazhdonte gjatë tek unë. Në rrugën që duhet të përshkoja në këmbë, shkava dhe dëmtova meniskun e gjurit. Ngelur në mes të pyllit, mbështetur në një shkop thane, m’u desh të eci me orë të tëra duke përjetuar dhimbje të forta deri sa të mbërrija në kryqëzimin ku vinte makina.

Megjithë mjekimin, kjo dhimbje evitohet vetëm me ndërhyrjen kirigjikale, më tha mjeku, profesor Panajot Boga. Kështu e mbylla në fshat historinë e Dalipit të vdekur me 25 fëmijë, duke u bërë “e çalë”. Por s’mund ta lija me kaq. Mungonte gjysma tjetër e Dalipit, Qamilja. Këmba më pengonte të vazhdoja aventurën për të plotësuar këtë histori, por telefoni ma zgjidhi problemin.

“Kemi kaluar një jetë të mrekullueshme, të paharruar me Dalipin, me Feriden, me fëmijët tanë. Kaq di të them, tani jam në një moshë që gjithë kohën rri në krevat, por shyqyr Zotit e kam barkun plot”, më thotë me një zë të lodhur gruaja e parë e Dalipit nga Librazhd-Katundi.

Bisedën e vazhdojmë me Dashamirin, djalin e fundit të Qamiles, që jeton në qytet prej 20 vitesh. Ai thotë se e di historinë e familjes së tij dhe ndjehen krenarë për babanë e tyre, për motrat dhe vëllezërit, që kanë mbushur një lagje.
Dashamiri ka trashëguar zanatin e të atit dhe i shërben qytetit me dyqanin që ka celur në afërsi të Stacionit të Trenit.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)