Gruaja, “Pengu”
i Klodiana Kadillari

Gruaja, “Pengu”<br />i Klodiana Kadillari
Tregut të librit i shtohet romani “Pengu” i autores Klodiana Kadillari. Libri trajton problemet shoqërore të dhunës së grave dhe fëmijëve në realitetin shqiptarë.

Historia e romanit zë fill që në Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe deri në ditët e sotme duke e shtrirë rrëfimin e autores në periudhën e trazicionit në vitet `90 por ai prek dhe vitet `97 të kaosit social dhe politik të Shqipërisë.

Personazhet e frymëzuara nga autorja vijnë të trajtuar me delikatesë duke i dhënë jetë atyre në rrjeshtat e romanit.

Në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" autorja e librit Klodiana Kadillari, shprehet se ky libër zë fill që me kompleksin e Edipit ku hyn dhe psikoanaliza e Frojdit. "Ngjarja fillon me këtë mit të pashmangshëm, ku Bujari personazhhi kryesor bëhet inspirimi i mitit tim për të qenë pjesë e asaj si do të zhvillohet fati i pashmangshëm i personazhëve të tjerë" shprehet autorja.

Për të shpjeguar këtë kompleks të Edipit, autorja zbulon për lexuesin dhe përfundimin tragjik të romanit. "Në fund, personazhi kryesor Bujari vritet nga i biri", thotë autorja Kadillari duke i dhënë lexuesit një stimulim për ta bërë të gjallë këtë libër.

Pengu është romani i dytë i autores pas suksesit të romanit të parë "Kodi i trëndafilit".

"Peng" është një gamë e gjerë e shqiptarit të analizuar nga autorja në periudha të ndryshme. Ajo thotë se "Pengu është nëse ti nuk realizohesh, nëse ti nuk përmbush qëllimet e tua, nëse nuk vetrealizohesh.
Kemi qenë peng i një shteti totalitar, i fjalës së lirë, më pas vijmë në demokraci ku bëhemi peng i kësaj demokracie sepse nuk u realizuam ashtu siç dëshironim" u shpreh ajo.

Inspirimi i autores ka qenë ky “peng” i shoqërisë shqiptare ndaj gruas dhe fëmijëve, të cilën ajo e sjellë në këtë libër në zhanrin e romanit. Realizimi i vetëvetes dhe i qëllimeve të njeriut janë dy mbështetjet e autores për të vënë në dukje librin e saj.

Në këtë libër autorja, Klodiana Kadillari, e sjell personazhin femër të dhunuar, të përdhunuar nga realiteti shqiptarë dhe nga shoqëria. Femra vjen e mëshiruar në pengun e vetvetes dhe të shoqërisë.

Klodiana Kadillari, aktore, skenariste, regjisore e shumë dokumentarëve socialë është dhe psikologe. “Duke patur edhe një profesion si psikologe më ka ndihmuar që në librin tim “Pengu” të bëj një psikoanalizë të personazhëve të mi”, shtoj ajo.  
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024