Gruaja më e shëndoshë në botë
transformohet, humbet 500 kg

Gruaja më e shëndoshë në botë<br />transformohet, humbet 500 kg
Historia që do të lexoni më poshtë është padyshim një histori suksesi, gati gati fantastike. Nëse jeni sdopak mbipeshë dhe i mbushni mendjen vetes se nuk keni mjaftueshëm vullnet për t'u dobësuar, "turp t'ju vijë"!

Mayra Rosales ose ndryshe e njohur si Gruaja më e Shëndoshë në Botë ka humbur plot 500 kg. Ajo arriti të heqë 80% të masës trupore pasi i kishte ardhur në majë të hundës që kishte 'ngecur brenda trupit të saj'.

Rosales nuk mund të bëntë asgjë, qëndronte gjithë ditën shtrirë bredna dhomës së saj dhe lëkura i ishte bërë plagë nga jeta e tmerrshme parazitare që jetonte. Kërkonte ndihmën e familjarëve për çdo gjë, madje ata e lanin teksa qëndronte ashtu e shtrirë në shtrat.

Në një moment të jetës së saj, Mayra vendosi se kishte ardhur koha për ndryshim të jetës së saj dhe ashtu bëri. Hoqi fillimisht një sasi të konsiderueshme mase dhjamore nëpërmjet kirurgjisë plastike, ku 20 mjekë e infermierë e mbajtën për ta transportuar drejt dhomës së operimit.

Që prej asaj ditë Rosales kreu dhe disa ndërhyrje të tjera përfshirë këtu edhe ngushtimin e stomakut, ndërsa filloi të jetonte dhe të ushqehej shëndetshëm, dhe ç'është më e rëndësishmja, të lëvizte pa ndihmën e askujt.

Rrugëtimi i saj i vështirë u realizua brenda 6 viteve dhe 11 operacioneve. Sot Mayra është transformuar totalisht dhe nuk ka lidhje fare me atë që ka qenë 6 vite më parë. Edhe pse ajo ende dëshiron të humbë disa kg, është shprehur shumë e lumtur me suksesin që ka arritur. 
mayra rosales
mayra rosales
mayra rosales
mayra rosales
mayra rosales
mayra rosales
mayra rosales
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron