Nëna lë të birin, pas 30 vitesh ai mëson vendndodhjen në Greqi, “Pa Gjurmë” mundëson komunikimin me njerëzit e saj

Mbi 30 vite që nuk e ka parë nënën që e lindi.

I mbetur jetim, pasi humbi edhe babain 10 vite më parë Ardian Isufaj jeton i vetëm.

Ai u drejtua në emisionin “Pa gjurmë” si dera e vetme e hapur për të, në kërkim të nënës.

Imazhin e saj nuk e njohu, që kur ajo u largua nga shtëpia dhe e la, pas një jete dhune nga i shoqi përdorues i alkoolit.

 Kur mbushi 12 vjeç Ardiani u njoh për herë të parë me imazhin e nënës, në një foto.

“Unë jam dhunuar edhe nga babai im, që kur vdiq ai mbeta i vetëm që 21 vjeç.

 Foton e nënës e kam parë në moshën 12-vjeçare, kemi shumë ngjashmëri.

Të gjithë më tregonin se nëna ka qenë e pafajshme, babai pinte shumë”, rrëfen Ardiani.

Ka humbur fizikisht babain, por jo nënën.

 “Pa Gjurmë” bën të mundur realizimin e ëndrrës për të riun pogradecar.

Për herë të parë, ai komunikoi live me disa nga njerëzit më të afërt të familjes nga ana e nënës.

Së pari me tezen e tij, Sadeten.

Ishte Luan Shano, Kryetar i Shoqatës së Romëve, ai i cili lidhi nipin që i përket të njëjtit komunitet, me tezen e tij Sadeten.

“Me Pranverën nuk kam kontakt me të...nuk kam numër telefoni, ajo ka ardhur në Shqipëri, para 10 vitesh kur vdiq babai.

Do flas me motrën tjetër, ndoshta ka ajo kontakte. Për sa i përket vajzës e ka birësuar nga motra tjetër, Majlinda, pasi Pranvera nuk bënte më fëmijë.

 Pranvera Shoshari ndodhet ne Athinë ka nisur jetë të re, që nga koha kur u nda nga i ati i Ardianit”, sqaroi tezja e Ardianit.

Ndërsa xhaxhai i Pranverës, nënës së Ardianit, i la të hapur derën, nipit të familjes.

Mesini premtoi se do ta dërgonte drejt takimit me nënën.

“Pranvera ka afër 30 vite që është larguar nga Bilishti i Korçës. Para disa vitesh e kam takuar në Katerini në Greqi, më mbajti disa ditë te shtëpia e saj, por nuk ka kontakte me askënd tani dhe nuk e dimë se ku ndodhet.

 Ajo ishte martuar me nje shtetas grek, rom edhe ai.

U bë gati 12 vite që nuk e dimë se si është. Në Greqi janë 2 motra të Pranverës, ne do interesohemi me motrën e vogël se ajo e di se ku ndodhet Pranvera tani.

Pranvera në Bilisht ka vetëm një motër me emrin Sadete. Ndërsa Ardianin e pres në shtëpi që të kërkojmë bashkë”, është shprehur ajo.

Rrugëtimi i Ardianit nisi i trishtë, me ndarjen e prindërve Sali Isufi dhe Pranvera Shoshari.

Nën dhunë, nëna largohet dhe lë djalin në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

Ky i fundit, arrestohet dhe dënohet me burg. Ndërsa për vogëlushin u kujdes gjyshja.

Djali kujton pak momente, që i janë skalitur thellë në memorie, kur nëna vinte e takonte gjatë kohës që babai ishte në burg.

Me daljen nga burgu të tij, zhduket pa lënë asnjë gjurmë Pranvera, nëna e tij.

Peripecitë e Ardianit vazhduan deri në momentin kur ai u bë zoti i vetes.

Pas vdekjes së babait ai është zhvendosur jashtë kufijve shqiptar, për të punuar në Maqedoninë e Veriut.

“Nga Pogradeci nuk më ka ngelur asgjë...”, rrëfen 31-vjeçari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim