Gruaja nga Burreli: Si ma lehtësoi
dhimbjen proteza që vendosa falas

Gruaja nga Burreli: Si ma lehtësoi<br />dhimbjen proteza që vendosa falas
TIRANE - Pashke Bushi nga Burreli është një ndër 265 pacientët që kanë përfituar nga vendosja falas e protezave dhe materialeve ortopedike në spitalet shtetërore.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, Pashke Bushi shprehet: “Unë kisha disa kohë që më dhimbte këmba. Protezat ishin të shtrenjta nuk mundeshim me i përballu. Tu dëgjuar me anë të televizorit se këto proteza kanë dalë falas. Shkova në Tiranë, atje u konsultova me doktorin dhe më tha ti je për operacion për protezë dhe më la ditën e operacionit. Dolëm shumë të kënaqur nga operacioni dhe nga gjithë shërbimet dhe gjërat që ishin aty.”

Kryeministri Rama thekson se rasti i zonjës Pashke Bushi është shembull për impaktin e programit të Rilindjes në jetën e njerëzve në nevojë për kujdes shëndetësor.

Në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë ka vijimësisht lajme te mira jetësh të shpëtuara, jetësh të lehtësuara, jetësh të marra në mbrojtje, të cilat nuk përbëjnë kurrë lajm për mediat e për portalet. Më parë  pacientët në nevojë për proteza ortopedike, përveç dhimbjes dhe mundimit nga pengesa për të ecur, përballeshin edhe me pamundësinë ekonomike për blerjen e protezës dhe ndërhyrjen kirurgjikale jetike. Sot falë investimit 1 milion dollarë të qeverisë, 265 pacientët e parë kanë përfituar nga vendosja falas e protezave dhe materialeve ortopedike.”- thekson kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?