Gruaja përndjek dhe kërcënon
39-vjeçarin, arrestohet

Jo vetëm burrat përndjekin gratë. Në Tiranë një 27-vjeçare ka përndjekur për disa kohë një burrë.
 
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se SH.L 27 vjeç e ka përndjekur dhe e ka kërcënuar verbalisht R.D 39-vjeç.
 
Gjithashtu ajo i dërgonte vazhdimisht SMS në telefonin e tij, duke i’u bërë një makth 39- vjeçarit nga Tirana.
 
Burimet sqarojnë se 27-vjeçarja kishte njohje me R.D dhe e përndiqte sepse kërkonte të krijonte një lidhje me të. Pasi nuk arriti qëllimin e saj, ajo e ka kërcënuar 39-vjeçarin edhe me SMS edhe në rrugë. 

Historia nuk është mbyllur me kaq pasi 27-vjeçarja SH.L ka shkuar në Komisariatin nr.1 për të bërë kallëzim sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar, por pikërisht në këtë moment ajo është arrestuar.
 
Policia ka arritur të dokumentojë sms e saj drejtuar R.D si dhe disa raste kur ajo e kishte përndjekur. SH.L do të akuzohet për përndjekje, por edhe për kallëzim të rremë.
Njoftimi i Policisë

Më datë 26.11.2016, u arrestua në flagrancë shtetësia Sh.L vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur e kërcënuar verbalisht dhe me sms, shtetasin R.D vjeç 39 banues në Tiranë, dhe ka bërë kallëzim të rremë në polici. Nenet 121/a, 272 e 305/b të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?