Gruaja prej dy muajsh e vdekur,Beqaj
i çon sms:Si duken kushtet e spitalit?

Gruaja prej dy muajsh e vdekur,Beqaj<br />i çon sms:Si duken kushtet e spitalit?
Felix Bilani, një emër jo i njohur për publikun, që në profesionin e tij është fotograf, ka bërë publik një fakt jot ë këndshëm në të cilin është përshirë nëna e tij e ndjerë, që para dy muajsh ndërroi jetë, dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, Bilani thotë se Beqaj i ka bërë mesazh nënës së tij, ku e ka pyetur për kushtet e spitalit, por ky mesazh ka ardhur 2 muaj pas vdekjes së saj.
 
Ja çfarë shkruan Felix Bilani në mesazhin e tij në Facebook:
 Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgje me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbin tend…..1 urgjenca e tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa…
Nje drejtorese qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je
Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes
Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt
Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter
Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion
Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion.Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj.
Felix Bilani 22.06.2016
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan