Gruaja që u martua me burrin kukull në lot: Ai po më tradhton! I pashë bisedat në celular, ishte në motel me një tjetër

Gruaja që u martua me burrin kukull në lot: Ai po më tradhton! I pashë bisedat në celular, ishte në motel me një tjetër

Meirivone Rocha Moraes me 'burrin e saj', Marcelo dhe 'fëmijën'

BRAZIL- Një histori gati-gati si pjesë e një skenari të një filmi sa tragjike aq edhe komike është regjistruar në Brazil. Një grua e cila është “martuar” me një kukull e me të cilin pretendon se ka një fëmijë, ka deklaruar se martesa e saj është në rrezik. 37-vjeçarja Meirivone Rocha Moraes nga Brazili ka deklaruar se “Marcelo” (burri prej kukulle) e ka tradhtuar. Ajo ka treguar se këtë fakt tronditës e zbuloi nga shoqja e saj.

 “E mora vesh nëpërmjet një shoqeje që më tha se e pa Marcelon të hynte në një motel me një grua tjetër, ndërsa unë isha në spital për tre netë e tre ditë me Marcellinius, pasi djali ynë, i cili ishte sëmurë”, ka deklaruar ajo.

Nëse mendoni se ky është fundi i historisë, jo. Ajo është shprehur se i ka lexuar edhe bisedat në celular të Marcelos me gruan që e tradhtonte.

 “Në fillim mendova se ajo po gënjen, por më pas telefonin e tij dhe pashë bisedat, dhe u sigurova që  po më tradhtonte. Doja ta dëboja nga shtëpia, por fëmija ynë po rritet dhe në këtë fazë do t'i mungonte shumë babai i tij”, është shprehur 37-vjeçarja.

Si e komentoni historinë e saj?

Meirivone Rocha Moraes me 'burrin e saj', Marcelo dhe 'fëmijën'

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje