8 marsi 2015 e gjen gruan shqiptare më të emancipuar, më të vetëdijshme për forcën dhe mundësitë e saj. Krahas shkëlqimit dhe konfirmimit në fusha si artet, apo në ato tradicionale si arsim e mjekësi, gruaja menaxhere shtetërore ka bërë një kapërcim të dukshëm me vitet e mëparshme. Meritë është e qeverisë së sotme, që delegon përgjegjësi dhe kërkon në poste kyçe kontributin e grave dhe vajzave shqiptare.
Është qeveria me numrin më të madh të grave ministre apo drejtore drejtorish e institucionesh të rëndësishme qendrore, jo vetëm në vitet e demokracisë, por edhe gjatë gjithë historisë së vendit tonë. Me spektrin e përgjegjësive shtetërore në duar, gruaja shqiptare ngjit shkallët e dinjitetit të saj, të fituar me mund, punë të jashtëzakonshme dhe ndershmëri e përkushtim. Bilanci i saj në këtë 8 mars 2015 është i jashtëzakonshëm.
Ajo ka avancuar ndjeshëm në piedestalin e shoqërisë, ku meriton të qëndrojë. “Çdo grua që kupton problemet e mbarëvajtjes së një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi”, ka thënë ish-Kryeministrja Britanike, Margaret Thatcher, e njohur si “Zonja e hekurt”.
Dhe gratë shqiptare, që sot janë në krye të bizneseve apo institucioneve të rëndësishme kanë krijuar tashmë një kulturë të re menaxhimi. Janë inovative, dinamike, tradicionale, konservatore, por edhe moderne dhe eksploruese. Kanë karaktere të ndryshme, por emëruesi i tyre i përbashkët është se dinë të guxojnë dhe të marrin mbi vete përgjegjësi. Drejtimin e konsiderojnë si një sfidë që po e çojnë përpara, më shumë të nxitura nga pasioni se nga etja për para apo pushtet.
“Arma” e fortë e tyre është aftësia për të ngritur raporte të mira me bashkëpunëtorët. Dëshira për të guxuar, për të vënë në punë aftësi të ndryshme, por edhe për të përfituar sa më shumë pavarësi financiare, bën që gruaja të jetë gjithmonë në kërkim të risive. Gruaja shqiptare në sipërmarrje është padyshim një zbulim i mirëpritur i viteve të tranzicionit, me shembuj suksesi të shtuar gjatë viteve të fundit.
Vrojtime të ndryshme tregojnë se në kompani ku drejtuese janë femrat, delegohen më shumë përgjegjësi sesa kur në krye janë meshkujt. Sektori i biznesit ku gratë po shkëlqejnë prej disa vitesh tashmë, është ai bankar. Kanë marrë poste drejtuese pa asnjë përkrahje apo politikë favorizuese, thjesht nga kujdesi dhe përgatitja e tyre, si dhe nga përkushtimi dhe “meraku” për punën. Thënë ndryshe, gruaja jeton çdo sekondë me shqetësimin dhe problemet e punës.
Nuk është si mashkulli, që ka sportet, argëtime të tjera, apo pijen. Gruaja e sheh të nesërmen si mundësi për të gjetur një zgjidhje në sfidat e punës. Drejtueset femra në biznes kanë më pak gjasa të marrin pozicione ekstreme dhe kanë më shumë vullnet të angazhohen në analiza me cilësi më të lartë. Gratë kanë aftësi të spikatura për të mobilizuar burimet njerëzore, për të komunikuar më afër dhe më qartë me punonjësit. Ato janë shumë të organizuara.
Megjithatë, asgjë nuk është e shtruar me lule për vajzën dhe gruan shqiptare në këtë shoqërinë tonë ende maskiliste. Sidomos gruaja rurale e ka të vështirë, ende shumë të vështirë të shkëputet nga zgjedha e “padronit”-kryefamiljar, edhe pse punët në bujqësi i bëjnë bashkë, madje në shumicën e rasteve është gruaja ajo që vendos apo i jep peshën drejtimit të punëve. Sikurse e ka thënë një protagoniste në biznesin shqiptar: “ende nuk ka shumë gra në sipërmarrje, mjedisi është i vështirë dhe tejet mashkullor në Shqipëri. Por ato gra që janë, kanë ditur të imponohen me shumë mençuri dhe ia kanë dalë të jenë një fytyrë e denjë e biznesit të tyre”.
Po cila është e ardhmja e gruas shqiptare në shoqëri dhe në sipërmarrje? Sikurse e shprehin vetë gratë më të suksesshme në sipërmarrje, nga nje anketë e kohëve të fundit e një OJF-je të fushës,” Ekuilibrimi gjinor në shoqëri dhe në mjedisin e sipërmarrjes lidhet ngushtë me formalizimin e shoqërisë sonë dhe biznesit shqiptar. Femrat janë më të prirura ndaj një mënyre pune të rregullt, të shtruar, formale. Ato do ta shfrytëzojnë shumë mirë këtë avantazh natyral, në kohën që formalizimi i biznesit, por edhe transparenca dhe kërkimi i llogarisë në administratën shtetërore, do të rriten”.
Realiteti i sotëm, gratë ministre apo drejtoresha të rëndësishme në administratën publike (tatime, dogana, sigurime shoqërore, etj.) i japin zemër përherë e më shumë femrës shqiptare se ajo mund t’ia dalë, mund të çajë dhe të jetë e suksesshme në shoqëri, biznes dhe në drejtimin e shtetit tonë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com