42-vjeçarja shqiptare hyn në një shkollë në Greqi dhe tmerron nxënësit: Do t’ju ha, do t’ju rrah!

42-vjeçarja shqiptare hyn në një shkollë në Greqi dhe tmerron nxënësit: Do t’ju ha, do t’ju rrah!

Foto ilustruese

GREQI- 'Një thriller' mund të konsiderohet  ngjarja që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin Volos, ku një 42-vjeçare shqiptare hyri në një shkollë dhe kërcënoi nxënësit.

Siç raportojnë mediat greke, gruaja i bërtiste nxënësve “Do t’ju ​​ha, do t’ju ​​rrah”, por nuk iu gjet asnjë send i mprehtë. Pas kësaj, shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa thuhet se teksa ajo po bërtiste përmendi një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë donte të thoshte. 42-vjeçarja nuk kishte fëmijë që shkonin në atë shkollë. 

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën, por dyshohet se nxënësit e shkollës bullizonin një nga fëmijët e saj, por edhe vetë atë. Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i saj në spital.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

42-vjeçarja shqiptare që hyri në shkollën në Volos ku kërcënoi me thikë nxënësit është lënë e lirë mbrëmjen e së premtes.

Gruaja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vizituar nga mjekët e Klinikës Psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Volos dhe është vendosur që nuk ka nevojë për izolim në Klinikë.
 Pas kësaj, ajo është liruar me urdhër të prokurorit. Ndaj saj, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Volosit është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Dosja do t'i kalojë Prokurorisë së Volosit dhe çështja do t'i kalojë Gjykatës së Drejtësisë.

Sipas mediave greke mësohet se 42-vjeçarja pretendon se ka pasur një thikë mbi vete për arsye vetëmbrojtjeje.

Ajo thotë se është tallur nga një grup studentësh këtë mëngjes teksa po kalonte pranë shkollës për të shkuar në punë. 

42-vjeçarja thotë se kjo ka ndodhur edhe më parë, si me të ashtu edhe me djalin e saj. Episodi u përsërit në mesditë kur ajo po kthehej në shtëpi dhe më pas ajo hyri në shkollë për të marrë informacion për nxënësit dhe për të ngritur padi ndaj tyre. Ngaqë kishte frikë, kishte marrë me vete një thikë kuzhine nga një shtëpi ku punonte më herët.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A është Shqipëria në rrugën e duhur pas 110 viteve pavarësi?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: Ukraina një ditë mund t’i bashkohet NATO-s, dera është e hapur

Stoltenberg: Ukraina një ditë mund t’i bashkohet NATO-s, dera është e hapur