RINAS-Dy persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali dhe në Kosovë për vepra të ndryshme penale. Gjatë përpunimit të dokumentacionit në momentin që mbërritën në Rinas dy personat kanë rezultuar se ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për 40 vjeçarin shqiptar me inicialet A.P. i cili ishte në kërkim nga drejtësia italiane, pasi gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arresti për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjithashtu po në Rinas u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës i shqiptarit nga Kosova me inicialet R.Xh. 39 vjeç. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare kanë lëshuar urdhër-arresti për mashtrim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e tyre.