GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

Heroi i Real Madrid, portieri Andrij Lunin dhe festa e Kimmich

Bayern Munich - Real Madrid, kjo është gjysmëfinalja e dytë e Champions League. Bayern Munich fitoi 1-0 me Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League dhe merr biletën për në gjysmëfinale, duke iu falur golit të Kimmich në minutën e 63.

Nga ana tjetër, Manchester City dhe Real Madrid barazuan 1-1 në Angli pas 120 minutave lojë, me "ruletën" e penalltive që i buzëqeshi "Galaktikëve" dhe kështu Pep Guardiola dhe fituesit në fuqi të Champions League janë jashtë që në çerekfinale. Heroi i madrilenëve ishte portieri Lunin me dy penallti të pritura.

Manchester City 1-1 Real Madrid  (3-4 pas penalltive)/ Real Madrid i falet portierit Andriy Lunin dhe penalltive pas 120 minutave të mbyllura 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Champions League. "Galaktikët" e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në avantazh me Rodrygo pas 12 minutave lojë, para se "Qytetarët" të kontrollonin gjithçka dhe të barazonin me De Bruyne në të 76 minutë. Pas kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë ndeshja përfundoi 1-1, teksa gjithçka u vendos nga "ruleta e penalltive". 3-4 fituan madrilenët, me portierin e Real, Lunin, që bëri dy pritje kundër Silvas dhe Kovacic. Te Real gaboi Modric penalltinë e parë, por në fund fati ishte me djemtë e Ancelottit.

Bayern Munich 1-0 Arsenal/ Gjermanët kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League duke mundur "Topçinjtë". Duhej goli i Kimmich në minutën e 63-të që Bayern të merrte një biletë për më tej, me ndeshjen e parë në Londër që kishte përfunduar 2-2. Tanimë me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në dy takime, djemtë e Tuchel vijojnë më tej. Ndërkohë, Manuel Neuer është bërë portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Champions League me 58 të tilla, duke lënë pas Iker Casillas me 57 ndeshje dhe Buffon me 52.

Bayern Munich - Real Madrid do jetë ndeshja e parë më 30 prill në Munich, ndërsa më 7 maj dueli i kthimit luhet në Madrid. Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër do jetë Dortmund - PSG. Dy skuadra gjermane kanë shanse të jenë në finalen e Champions këtë sezon në Londër.

Champions League - faza çerekfinale - ndeshjet e kthimit:

E martë, 16 prill 2024

VIDEO/ Barcelona 1-4 PSG (3-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Dortmund 4-2 Atl. Madrid (1-2 ndeshja e parë)

E mërkurë, 17 prill 2024

VIDEO/ Bayern Munich 1-0 Arsenal (2-2 ndeshja e parë)

VIDEO/ Manchester City 1-1 Real Madrid (3-4 pas penalltive) (3-3 ndeshja e parë)

Skema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Tifozët e Bayern Munich revoltohen me UEFA-n: Nuk ju duam, jashtë nga stadiumi


Gjermani - Bayern Munich po luan kundër Arsenal për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Ndeshja e parë në Londër përfundoi 2-2 dhe llogaritë janë të hapura.

Para ndeshjes tifozët ultras të vendasve protestuan pasi UEFA një javë më parë nuk i la të shkonin në "Emirates" të Londrës të organizuar, për shkak të frikës për trazira.

"Südkurve", ka një mesazh drejtuar UEFA-s e cila nuk i lejoi të udhëtonin në Londër: "Edhe ne nuk ju duam, përjashtoni UEFA-n. Dilni jashtë stadiumit tonë", thuhet në pankarta, teksa nuk munguan mjetet piroteknike.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, Zelensky i telefonon Ramës

Lufta në Ukrainë, Zelensky i telefonon Ramës