Grup kriminal dhe prostitucion/ Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë 44-vjeçari në Fier me katër emra

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 44-vjeçar në Fier me katër emra.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, u kap dhe arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë,  Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale "Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Ai është dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale "Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.Materialet i kaluan

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

B.K./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e mbani maskën në ambiente të hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama publikon pamjet nga landfilli i Sharrës: Një pasqyrë e qeverisjes që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën dhe asaj që kemi sot me PS-në