Subjektet që shfrytëzojnë nënëtokën shqiptare për të nxjerr minerale kërkojnë që taksa e mbretit ose renta minerale të jetë sa më e ulët, pasi nëse rritet çon në frenimin e investimeve të huaja në këtë sektor.
Grupet e interesit gjatë seancës dëgjimore në kuadër të ligjit për sektorin minerar kërkuan që kjo taksë të vendoset pas kryerjes së një srtudimi të mirfilltë dhe të mos jetë pjesë e ligjit të taksave. Përparim Aliaj, kryetari i komitetit të minerareve kërkoi që të bëhet rishikimi i rentës pasi nga 6% ka shkuar në 15%.
”Edhe shteti duhet të marrë atë që i takon edhe kompanitë duhet të japin atë që duhet, por nqs kalohet nga 6 % në 15 % e më shumë pastaj ktu nuk ka interes të shfrytëzohet, prandaj un do thosha që kjo është me vlerë të shikohet shumë ose të hiqet fare ajo pikë ose të caktohet Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe me grupet e interesit që ta shikojnë këtë në mënyrë shumë të barabartë”, tha Aliaj.
Në të gjithë vendin janë 13 subjekte që mbulojnë mbi 60% të prodhimit mineral por për të pasur një pasqyrë të saktë të zonavë minerare në Shqipëri, Mehmet Zaçe nga institute i Gjeo-shkencës kërkoi që të bëhën studime të reja pasi ato aktuale janë shumë të vjetra.
”Duhet bërë një studim kompleks, e kemi bërë në vitin 91 po duhet ti rikthehemi tani me ndryshimet që janë bërë këto 20 vjet dhe ky duhet të jetë një dosje si puna e kësaj cante që duhet ta ketë qeveria në krahun e vet cdo ditë dhe me këto nuk mund të merret asnjë agjensi asnjë ministri e askush, me këto duhet të merret qeveria”, deklaroi Zaçe.
Një tjetër pikë e cila nxiti debat ishte edhe vendosja e garancisë.Nga grupet e interesit u kërkua që kjo garanci të vendoset në bazë të një vlere reale dhe jo apriori.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO