Kapet një dron që po filmonte burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve: I ngritur nga një grup kriminal për të futur sende të ndaluara

Kapet një dron që po filmonte burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve: I ngritur nga një grup kriminal për të futur sende të ndaluara

Droni i kapur

Një dron është kapur mbi burgun e Burrelit duke bënë në alarm sistemin e sigurisë! Drejtoria e Burgjeve, në bazë të informacioneve thotë se kemi të bëjmë me një grup kriminal i cili ka tentuar të fusë sende të paligjshme në burgun e Burrelit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.

Droni është kapur dhe në të nuk janë gjetur sende të paligjshme, por policia thotë se ka një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.

‘Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale. Përpjekjet e fundit për përdorimin e mjeteve fluturuese për qëllime të paligjshme janë neutralizuar në kohë reale.

Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar çdo përpjekje për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.’- njofton Drejtoria e Burgjeve.

Pajisja është çuar për ekspertim për shenjat e gishtave, me qëllim identifikimin e përdoruesve. Ka dyshime se droni është ngritur vetëm për të marrë pamje.

‘Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive.

Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera inteligjente, po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve jashtë regjimit të burgut.

Sistemi i burgjeve shqiptare mbetet i vendosur në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së institucioneve të tij, duke përmirësuar vazhdimisht masat mbrojtëse dhe teknologjinë për të përballuar çdo kërcënim të mundshëm.’- njofton drejtoria e Burgjeve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 08/09/2024 19:11

    Grupi kriminal as lek per te blere nje dron spaska patur Me kte dronin 50 mije leksh paska dasht me bo namin .. hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Sheqeri i Fidel Castro-s në Anijen Vlora dhe Eksodi i 20.000 shqiptarëve! Esencë-Report Tv

Sheqeri i Fidel Castro-s në Anijen Vlora dhe Eksodi i 20.000 shqiptarëve! Esencë-Report Tv