Grupet radikale, shqiptarët "luftë" 
me njëri-tjetrin në betejat e Sirisë

PRISHTINË- Janë me qindra shqiptarët të cilët shkojnë në Siri për të luftuar, por ndërsa pritet që të luftojnë për çështjen siriane ata janë organizuar në grupe që luftojnë njëri-tjetrin.

Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore” dhe kanë bërë të ditur se, "shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe midis njëri-tjetrit".

Përveç shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.
Sipas tyre, "shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese".

Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë Janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës.

Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400.

Por, një gjë është e sigurt, 6 kosovarë janë vrarë atje.

Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë.

Redaksia online

(b.g/ shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'