Grupi A/ Sot në orën 14:00 Egjipt-Uruguai, dyshja Cavani-Suarez përballë Salah

Grupi A/ Sot në orën 14:00 Egjipt-Uruguai, dyshja Cavani-Suarez përballë Salah

Cavani dhe Suarez

Pas debutimit perfekt të Rusisë në grupin A duke mposhtur 5-0 Arabisë Saudite sot është radha e dy ekipeve të tjera të grupit Egjiptit dhe Uruguait. Lajmi i mirëpritur ishte se Mohamed Salah është rikuperuar dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë. Egjipti rikthehet të luajë një Kupë Bote pas 28 vitesh ndërsa mes afrikanëve dhe amerikano jugoreve ka një precedent në vitin 2006 të fituar nga Uruguai.

Trajneri argjentinas Hector Cuper siguron për gjëndjen e Salah. ‘Salah është shumë mirë. Ka pasur një rikuperim të shpejtë dhe me observim të vecantë dhe ju siguroj se do të jetë ndaj Uruguait” e mbyll Cuper. Egjipti pritet të luajë me 4-2-3 1 ndërsa Uruguai është gati për ndeshjen e orës 14:00 në Ekaterinburg Arena.

Trajneri Tabarez përvec lojtarëve të tjerë cilësor mund të mbështet në sulm tek dyshja Cavani-Suarez që janë të frikshëm për cdo mbrojtje rivale. “Skuadra është gati dhe jemi të përgatitur për të fituar por historinë e ndeshjes asnjëri nuk e di dhe surpriza mund të ketë gjithmonë” ka deklaruar trajneri I Uruguait Oscar Tabarez. Uruguai është favorit për ta fituar ndeshje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj