Grupi Bardhi-Berisha vijon bllokimin e Kuvendit, gazetari Kikia: Kjo axhendë s’u ka sjellë asnjë ndryshim! Palët në luftë se kush do zërë vendin e dytë

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar në Report Tv skenarin e grupit Berisha-Bardhi për bllokimin e seancave plenare. Kikia thotë se ky skenar nuk u ka sjellë asnjë lloj ndryshimi, pasi nuk janë plotësuar asnjë nga kërkesat e opozitës.

“Protesta ka një axhendë, një objektiv, objektivi është goxha i madh në parlament, lidhet me plotësimin e kërkesave të PD për një numër të konsiderueshëm komisionesh parlamentare, për shumë çështje, ndryshimi i përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore. Fakti është që kjo axhendë sak sjellë asnjë lloj ndryshimi, apo plotësimin e kërkesave”, tha Kikia.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia u ndal edhe tek procesi për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, nëse ky Kod Zgjedhor ndryshohet vetëm me njërën palë të opozitës, do sjellë shumë kontestime në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Pak javë më parë edhe PE vuri në dukje kaosin që ka përfshirë Kuvendin dhe kërkoi nga dyja palët dialogun dhe futjen e Kuvendit në rrugën e funksionimit normal. Ajo që mbetet më e prekshme është komisioni për reformën zgjedhore, pasi është duke numëruar ditët për t’iu drejtuar limit të afatit kushtetues për të implementuar ndryshime thelbësore që duhen bërë jo më vonë s enjë vit kalanderik nga mbajtja  e zgjedhjeve.

Fundi i muajit mars është përcaktimi i afatit të fundit. Problemi i madh është që një kod zgjedhor i bërë pa njëra palë, do të thotë që s’do ketë njohjen nga njëra palë dhe zgjedhjet do jenë të papranueshme nga pala që s’ka marrë pjesë në hartimin e kodit. Kjo paralajmëron një klimë politike të acaruar, një proces para dhe pas zgjedhor të mbushur me tensione dhe akuza”, tha Kikia.

Sa i takon luftës mes PD dhe Rithemelimit, Kikia u shpreh se po luftojnë se kush do mbaj vendin e dytë.

“Kjo tregon që ky kaos politik vazhdon, në grupin e opozitës ende çështja kryesore vazhdon të jetë lufta mes dy grupeve të PD. Mesa duket lufta për vendin e dytë është ende dhe më e fortë. Shigjetat lëshohen më shumë ndaj njëra tjetrës, se sa punohet për të krijuar një alternativë. Pak po punohet për të prodhuar dhe prezantuar tek qytetarët një alternativë të besueshme”, vijoi ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet