Grupi ‘Djemtë e Detit’ mungesa e Gentian Demaliaj lë pas shumë mall e krenari! Gruaja në ‘Esencë’: Ishte njeri i rrallë

Ishte fundi i viteve 80’ një periudhë e vështirë dhe ndryshimesh të mëdha për Shqipërinë. Ndryshime të cilat u reflektuan fort edhe në art, kryesish në muzikë që në mënyrën e organizimit të festivaleve e deri te rrymat e reja muzikore që guxuan të ngjiteshin në skenë si kurrë më pare.

Ata ishin djemtë të rinj nga Lezha, me ëndrra e dëshira për të jetuar e për të pasqyruar të lirë emocionet dhe gjendjen e tyre shpirtërore mbi skenë. Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar se emri “Djemtë e Detit” do të kthehej në një grup që do të shkruanin fillimin e historisë se muzikës “Rock” në vendin tonë.

Konsiderohen si grupi që i këndojë periudhave dhe dramave më të dhimbshme të historisë së shqiptarëve, eksodit masiv, viktimave të drogës, fateve të braktisura e plagëve që kjo epokë la tek të rinjtë e atyre viteve.

Djemtë e Detit, ndonëse nuk thirreshin ende me këtë emër, luanin së bashku në qytetin e tyre, në Lezhë, që në vitet '89-'90. Për publikun grupi me emrin Djemtë e Detit u paraqit për herë të parë në Festivalin e 30-të të këngës në vitin 1991, me këngën “Ëndrrat që për ty i thura”. Pjesë e një grupimi këngësh me tendencë rock, që disa grupe të sapoformuara kishin sjellë si rebelim ndaj regjimit që ishte duke perënduar.

Gentian Demaliaj, Flamur Toska, Shkëlqim Metaj, Valentin Markvukaj dhe Dhori Bllahova ishin djemtë të cilët në një kohë të shkurtër arritën të bënin për vete publikun shqiptar.

Pavarësisht kohës së vështire kur u krijuan e jetuan “Djemtë e Detit” arritën të lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme, dhe patën guximin të mos i ngjanin askujt, por të krijonin e ruanin me fanatizëm identitetin e tyre.

Humbja e Gentian Demaliaj shkaktojë një trishtim të madh për familjarët miqtë, kolegët, por edhe për publikun që aq shumë e adhuronte, duke lënë pas zërin e tij të pashuar i cili dëgjohet  edhe sot.  

Çfarë bëjnë sot “Djemtë e Detit”? Dëshira e tyre me e madhe është të rikthehen fort në skenë, ndaj kompozitori Valentin Markvukaj edhe pse në distance bashke me djemtë e tjerë po punojnë për projekte të reja. Pak muaj më parë realizuar edhe videoklipin e këngës me titull “Për një lot”

Në emisionin “Esencë” rikthejnë kujtimet e 30 viteve më parë Valentin Markvukaj, Flamur Shehu dhe Shkëlqim Metaj.

Emisionit i bashkohet edhe Rudina Demaliaj, bashkëshortja e vokalisiti Gentian Demaliaj i cili ndërroi jetë disa vite me pare duke lënë pas shumë dhembje për familjen, miqtë e vetë artin.

“Genti ishte djalë i detit” – tregon Rudina mes loteve- “Ne u njohëm në det, me ka propozuar në det dhe përgjigjen time e ka marrë serish në det. Ai ishte njeri i rrallë, një artist me një botë shpirtërore që nuk e gjen askund. Po me ketë energji përjetojë edhe sëmundjen, edhe muajt e fundit para se të largohej nga kjo botë. Shumë cilësi të Gentit i gjej tek Edea, vajza jonë. Ka lënë pas shumë mall e krenari ”

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 20/05/2023 14:54

    Kitaristi quhet Flamur Toska, para se me shkru kontrolloni mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton