'Habilaj'/ Shkon në Gjykatë dosja për 9 anëtarët e bandës, pas nje jave do të vendoset per Tahirin (EMRAT)

TIRANE - Dosja “Habilaj” e cila prej më shumë se dy vitesh është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda këtë të hënë i është drejtuar Gjykatës me 9 të pandehur me në krye Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit si Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj, por çka bie në sy në këtë vendim të prokurorëve është mungesa e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Report Tv u interesua pranë Krimeve të Rënda për fatin e ish-ministrit Tahiri dhe përgjigjia që mori ishte se për Tahirin afati i hetimeve skadon më 17 Janar dhe ata ende nuk kanë një vendimmarrje. Po ashtu edhe për katër efektivë policie të hetuar në kuadër të grupit “Habilaj” mes tyre dhe ish-drejtorin e Vlorës, Jaeld Celaj hetimet janë veçuar.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë pjesë edhe e debatit politik kur katër prokurorët shkuan në parlament duke kërkuar imunitetit e ish-ministrit Tahiri i cili në atë kohë ishte dhe deputet. Parlamenti dha "Ok" vetëm për bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës ndaj Tahiri dhe jo atë të një mase shtrënguese arresti ndërsa Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pas 3 javëve i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm.

Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias e cila pushoi hetimet ndaj tij pasi nuk gjeti asnjë element të veprës penale (Lexo këtu). Këtë vendim Tahiri e bëri edhe publik duke thënë se ai ka heshtur edhe kur akuzohej padrejtësisht.

Kjo dosje solli përplasje dhe një hetim edhe në momentin e ekstradimit të Nazer Seitaj në itali në një kohë kur ndaj tij kishte një masë sigurie "arrest me burg" nga Krimet e Rënda në Tiranë. Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Catanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave canabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Për Moisi Habilaj, Prokuroria e Catanias kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët e bandës së tij (Lexo këtu). 

Nga hetimet rezutoi se grupi drejtuar nga Moisi Habilaj favorizohej edhe nga Policia e Shtetit dhe në disa përgjime ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri si kushëriri i tyre. Si bashkëpunëtorë të Habilajve u identifikuan dhe shpallnë në kërkim ish-drejtuesit e policisë së Vlorës si Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Gjatë një viti hetime ndërmjet Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Catanias u shkëmbyen letërporosi dhe materiale hetimore të cilat ishin dhe prova e nisjes së hetimeve në Shqipëri ndaj Tahirit pas publikimit të dosjes italiane në media. Ajo çka mbetet për t'u parë është fakti nëse në 17 janar afati i fundit që ka Prokuroria ndaj ish-ministrit do të ngrihet apo jo një akuzë apo dosja e tij do të pushohet siç bëri dhe prokuroria e Catanias.

Si u shkatërrua grupi "Habilaj"
Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në pranga ranë Moisi Habilaj, Meridjan Sulajn dhe Fatmir Minajn, ndërsa në kërkim u shpall Nazer Seitaj i cili njihej si "financieri" i grupit kriminal. Në pranga ranë edhe italianët Antonio Riela, Angelo Busaça, Gianluca Spampinato, Gianluca Passavanti, William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur