'Provat e reja', Tahiri: Gjykata italiane pushoi hetimet. PD: Krimet janë kryer në Shqipëri, jo në Itali

TIRANË-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme. Tahiri ka thënë se ka heshtur, por se sot ka zgjedhur të flasë. Ish-ministri ka thënë se akuzat drejt tij, tashmë iu është dhënë fund nga një vendim i gjykatës italiane të Katanias, që Tahiri thotë se ka kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij, sepse nuk ka patur prova që ta lidhnin atë me trafikun e drogës.

Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sot.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm

Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë dora e zezë që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj.

Ju kujtohet se në datë 24 Tetor 2017, pra vitin e kaluar, dola në konferencë për shtyp dhe deklarova duke treguar edhe dokumentacionin nga Italia, se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.

Atëherë, dora e zezë që me paratë e oligarkëve bredh poshtë lajmeve dhe emisioneve, lëvizi fort për të thënë se letrat që tregova, ishin të fallsifikuara.

Po atë ditë, i premtova publikut se hetimi i prokurorisë shqiptare nuk më mjafton për të vërtetën time përballë shqiptarëve.

Dhe bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar.

Kërkova që krahas hetimeve në Shqipëri, të hetohem edhe në Itali, nga të njëjtët prokurorë të Antimafias Italiane të sprovuar në hetime shumë më të komplikuara e serioze se ky për mua.

Pas konferencës sime për shtyp, të njëjtën gjë e kërkoi edhe prokuroria shqiptare.

Dhe Prokuroria e antimafias italiane regjistroi zyrtarisht hetim ndaj meje, në datë 27 Tetor 2017. Vetëm 3 ditë më pas.

Janë prokurorë që nuk e kishin mëndjen të shpërndanin gjysmëlajme e gjysmaletra nëpër media e portale, por në heshtje e me shumë punë, hetuan edhe pretendimet e prokurorisë shqiptare për përfshirjen time ose jo në atë që u quajt banda e trafikut të drogës.

Prokurori i Antimafias Italiane dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës në Itali, në përfundim të të gjitha hetimeve, i kërkuan Gjykatës Italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin sepse nuk ka asnjë lloj përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm.

Gjykata Italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje.

Cuditërisht mëndja e ligë dhe dora e zezë që dosjen e kësaj çështje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri duke u kujdesur t’ia shpërndaj me lezet mediave, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në Gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau.

Por kjo ka pak rëndësi sot. Ka një rradhë për të gjitha gjërat, e unë di mirë të pres rradhën e çdo gjëje.

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë: Unë u akuzova e nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk gënjeva, nuk sajova. Unë u përballa.

Dhe sot jam i vetmi politikan shqiptar, që vetëm pse përmendem në bisedat e ca trafikantëve, kërkova vetë e jam hetuar jo një herë, por dy herë nga prokuroria e antimafies italiane.

Një herë në hetimin 4 vjecar të vetë trafikantëve dhe një herë tjetër kur kërkova që të hetohesha në mënyrë specifike vetëm unë.

Dhe rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë, kanë mbyllur hetimet sepse nuk kam asnjë lidhje më asgjë të paligjshme.

Jam i vetmi politikan shqiptar që për tu hetuar pse jam përmendur nga 2 trafikantë që u gjetën kushërinjtë e mij të 8, dhash dorëheqjen nga mandati i deputetit e nga çdo aktivitet publik, heshta e prita që të hetohej gjithçka lidhej me mua jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali.

Ish-ministri u paraqit me kërkesë të tij 3 ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku tha se do të dorëzonte prova vendimtare për procesin në ngarkim të tij. 

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguruan vendimin që Tahiri depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në këtë vendim thuhet e Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor të vitit të kaluar nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.

Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në datë 2 tetor, ndërsa çështja në ngarkim të Habiljave vijon në Catania, pasi hetimi për Tahirin ishte i veçuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Deklarata e Tahirit, PD: Ka kryer krime në Shqipëri jo në Itali, sot kërcënoi si mafioz prokurorët dhe gjyqtarët

Konferenca e sotme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike. Në një konferencë tjetër nga selia blu, eksperti për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka thënë se krimet për të cilat akuzohet Tahiri nuk janë kryer në Itali, por në Shqipëri.

PD ka akuzuar sot Tahirin se ka kërcënuar gjyqtarët dhe prokurorët për hetimin e kësaj çështjeje.

Deklarata e plotë

Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri.

Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.

Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.

Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.

Në 4 vite, Partia Demokratike denoncoi me emra dhe fakte se si Habilajt bënin trafik droge, duke përdorur si mburojë ndaj policisë edhe makinën personale të Saimir Tahirit, audin e famshëm AA 003 GB.

Në 4 vite Saimir Tahiri, që përbetohet për ndershmëri, së bashku me Edi Ramën, mohuan gjithçka, sulmuan opozitën dhe bënë avokatin e Habilajve.

Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet. 

Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës.

Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe hetuan Saimir Tahirin.

Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri.

Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri:

• Ai bashkëpunoi me Habilajt në Shqipëri,
• U vuri atyre në dispozicion shefat e policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia
• Vuri në dispozicion të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie.
• u vuri në dispozicion policinë kufitare,
• u vuri në dispozicion makinën dhe skafin e tij personal.

Prokuroria shqiptare ka sot të gjitha provat që vërtetojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen aktive të Saimir Tahirit në mbrojtjen e Habiljave dhe të trafikut të drogës. 

Sajmir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, produkt i lidhjes me krimin që nga Habilajt e deri tek Shullazi.

I trimëruar nga mbrojtja mafioze që i ka garantuar Edi Rama përmes Arta Markut dhe Donika Prelës, Saimir Tahiri kërcënoi sot çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.

Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij.

Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.

Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.

Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.

Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.

Ora 12:24
Tahiri: Luli dhe Saliu vajtën tek shtëpia e Metës, talleshin me popullin, sesa mirë e kishte gatuar Monika roston me kumbulla

Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-ministri Saimir Tahiri, teksa po sqaronte vendimin e gjykatës italiane të Katanias, ka folur edhe për opozitën e sotme dikur në pushtet. Tahiri tha se në kohën kur Meta ishte pjesë e koalicionit me demokratët, një natë para se gjykata të jepte vendimin për audio-përgjimin Meta-Prifti, në shtëpinë  e tij kanë shkuar Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Por nuk kanë faj që e mendojnë kështu. Nuk e kam të largët natën kur Saliu e Luli i shkuan për darkë në shtëpi në atë kohë të pandehurit Ilir Meta, vetëm një ditë para vendimit të gjykatës. E pasi kishin larë duart me drejtësinë, tallnin kurabien me popullin duke i treguar sa mirë kishte gatuar Monika roston me kumbulla. Nuk është larg dita kur rrethohej prokuroria edhe me polic, që mos hetohej Lul Basha, që ikte si lepur me raporte mjeksore e nuk u gjykua kurrë për vjedhje miliona euro e vrasje. Dhe këta më bëjnë sot moral. Se nuk kanë faj, ia kanë hedhur drejtësisë.

Saimir Tahiri, ish-ministër

Ora 11:50
Tahiri me zë të ngjirur, gruaja i puth dorën, çfarë s’u pa nga konferenca e ish-ministrit  (Foto)

Një moment interesant ka pasuar konferencën për shtyp të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një grua iu afrua ish-ministrit duke e puthur dhe përqafuar. Siç shihet edhe nga këto foto të shkrepura nga LSA, të shumtë janë fansat që sërish kanë shoqëruar ish-ministrin.

Një nga mbështetëset e Tahirit duke u takuar me të

Një tjetër moment pikant i kësaj daljeje të Tahirit, ishte edhe nisja e konferencës, ku ai iu kërkoi ndjesë gazetarëve, për zërin e tij, i cili siç u dëgjua edhe në video, ishte i ngjirur.

Saimir Tahiri, sot gjatë konferencës për shtyp
Ora 11:30
Tahiri sfidon prokurorinë: Nga 7 prokurorë bëjini 70, por boll, s’kam më çfarë të pres

Ish-ministri Saimir Tahiri, në konferencën e tij para gazetarëve, ka sfiduar prokurorinë që nga 7 prokurorë të angazhojë 70 prokurorë për t’a hetuar, por mjafton që të dalë e vërteta. Tahiri ka thënë se e di shumë mirë kush fshihet pas akuzave që janë ngritur drejt tij.

Janë 7 prokurorë në çështjen time. Ka kaluar 1 vit. Dokumentin e Italisë e dorëzova të hënën në prokurori. Unë them ‘boll’, nuk kam më çfarë më të pres. Nëse s’dalin 7 prokurorë, bëjini 70. Deri tani është hetuar gjithçka për mua. U bë një vit që prokuroria heton, por unë s’jam thirrur asnjë herë të vetme. Kam denoncuar vrasjen e 4 qytetarëve në Bulevard. Vetëm 1 ditë para vendimit  Këtu kam qenë edhe kur Lulzim Basha ia mbathte nga prokuroria si lepur. Unë e di kush mi sajoi këto kohë të vështira. Me ç’më kanë parë sytë nga të katërta anët, unë jam krenar për çdo ditë të punës time. Kam gabuar, por kam punuar. Mua më vjen zor të bërtas për padrejtësinë time, kur ka shumë padrejtësi më të mëdha se e imja. Për jetën e çdo qytetari në cep të Shqipërisë, duhet të dalim para dhe të godasim çdo palaço që ka vjedhur në këtë vend. Kush ka rënë e nuk është ringritur, e sot e di shumë mirë se në çdo ditë timen të vështirë, nuk kanë munguar njerëzit e thjeshtë që më kanë dhënë forcë. Unë jam Saimir Tahiri, dhe është e vërteta ime.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm

Ora 11:11
Tahiri: Ambasadorët kanë gënjyer për mua, zgjodha të hesht. Kam shumë për të thënë

TIRANË- Ish-ministri Saimir Tahiri ka nisur konferencën para gazetarëve. Tahiri ka thënë se ambasadorë, gazetarë dhe politikanë kanë shpifur për të gjatë këtij viti.

Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Kam 1 vit që hesht. Zgjodha të mos bëja politikanin, siç kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë. Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë. Por të pres hetimet. Kam heshtur vetëm unë. Gazetarët plasin lajme bombastike për mua. Por unë s’kam bërë asgjë tjetër veçse kam qeshur. Disa të tjerë që bëjnë sikur më njohin, por s’më kanë njohur kurrë.

Menjëherë pas tyre ambasadorë që flisnin për mua, gjë që në vendet e tyre s’do e bënin dot kurrë. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. Ndërsa unë kam pritur të vërtetën time. Kam patur dhe kam shumë për të thënë.

Saimir Tahiri, ish-ministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan Hoxha i Report TV PRESIDENT: 02/11/2018 10:46

    RESPEKTE SAIMIR TAHIRI ! PD KRRIMI dhe LSI GRABITJA janë 'TËRBUAR' , sepse ju Zoti SAIMIR i Shkatërruat LAZARATIN , ku PD KRRIMI fitonte MILJONA EURO me TRAFIKUN e DROGËS ! Të FALENDEROJ SAIMIR TAHIRI

    Përgjigju
  • Remzija: 02/11/2018 02:49

    Mire do ishe per popullin te shkoje ne burg te pakten nje DH jete vjecare

    Përgjigju
  • Popull: 02/11/2018 02:00

    Z TAHIRI BRAVO TE QOFTE KUR GJEN POLITIKANE KRIMINELE DHE HAJDUTE ME NJE POPULL KOPE DELESH DEL TANI ME PAFYTYRSINE TENDE NE KOFERENCE SHTYPI KU KERKON TE DALESH I PA FAJSHEM KU OPOZITA TE KA RENE NE QAFE KY ESHTE MASKARALLEKU I RADHE Z TAHIRI UNE NUK JAM PROKUROR OSE INVESTIGUES POR MJAFTON VETE PATENTAT E NAVIGIMIT TE SKAFESH QE U KAP TI JE FAJTOR TRAFIKANT I LENDEVE NARKOTIKE PYETI ME RADHE TE GJITHE MINISTRAT DUKE PERFSHIRE DHE ED RAMEN KA NJERI LICENCE DREJTIMI SKAFESH? Pa I HYRE MAKINES AUDI A8 SE KUJT JU SHIT KUSH E BLEU DHE KUSH E ZHDUKU . JE FAJTOR PER KANABIZIMIN E SHQIPERISE DHE PER DHJETRA TE RINJEVE TE VDEKUR SI PASOJE TRAFIKIM - PERDORIMI

    Përgjigju
  • MB: 01/11/2018 23:01

    Cfar te bere kane vendimet e gjykates Italiane me kanabis-jen totale te shqiperise. Tahiri duhet rigjykuar nen kete akuze, pra nuk ka bere asgje kuder keti aktiviteti.

    Përgjigju
  • Bora: 01/11/2018 22:37

    Po pse merreni vetem me Tahiein. Pse se filloni me Saliun, babain e krimit, dhe Lulit, babain e vjedhjet was. Merreni me krimet e tyre dhe Saimirin ne fund.

    Përgjigju
  • Arnold: 01/11/2018 15:55

    Përgjigju
  • Lepuri: 01/11/2018 15:26

    Nese TAHIRI del I palagur zhdukuni NGA Shqiperia komuniste socialiste komuniste e EDVIN CAKALL RAMES .

    Përgjigju
  • LSI HAJDUTERI: 01/11/2018 13:21

    Bravo Saimir ! Bjeru Krye HAJDUTËVE dhe Krye HORRAVE të PD dhe LSI , sepse ato janë 'GANGRENA' dhe KANCERI i vërtetë i SHQIPERISE dhe SHQIPTARËVE , sepse e Shqyen dhe e Plaçkitèn SHQIPËRINÈ si ÇAKENJË të BABËZITUR ! NUK lanë GJË pa VJEDHUR dhe pa GRABITUR kur ishin në PUSHTET ! Vetëm Petrit HAJDUT Vasili ka VJEDHUR mbi 20 MILJON €URO , dhe këto Zëra janë nga Burime të Sigurta brenda AMBASADÈS AMERIKANE në TIRANË dhe DASH!

    Përgjigju
  • Pa hë: 01/11/2018 09:35

    Mbase do thote ndonje gje per miliardat qe ju kapen ne Elbason

    Përgjigju
  • Mala: 01/11/2018 09:06

    Kjo eshte pakuptimiesia banale e rivaleve politik, qe shkaterron shtetin dhe perbalte popullin.Kjo eshte genje e vetem genje, derisa gejeshtra ne popull merret per te vertet.Opozita shqiptare andej e kendej Drini, duhet te kendellet,te veje gishtin kokes te nderprej traditen e perbaltjes se vlerave materiale e shpirteror kombetare e shteterore.

    Përgjigju
    • Haziz Tahiri: 01/11/2018 16:33

      Jj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja