Komisioni i Ligjeve ka zgjatur vetëm disa minuta. Deputetët e Rithemelimit kanë ngritur zërin për atë që e quajnë padrejtësi, mbylljen e derës së kryesisë. Ka pasur një debat mes Dashnor Sulës dhe Petro Koçit. Mbledhja zgjati vetëm pak minuta.
Dashnor Sula: Turp I zi. Çfarë duhet të bëj!
Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua!Jam solidarizuar dhe unë me ju. Të mbyllësh derën si qen aty! Cfarë jeni ju! Cfarë duhet të bëj,
Petro Koçi: Çfarë bëre me këtë që bërtet. Nuk ta mbylla unë derën
Dashnor Sula: Kush e mbylli. Është turp! Më thuaj kush e mbylli. Më thuaj çfarë të kam bërë. Më dhunove atje.
Asllan Dogjani: Nuk ka komisione normale këtu, çfarë jemi ne
Dashnor Sula: Keni humbur logjikën. Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!”
Dashnor Sula: Po na rrahin o Ben
Deputetët e Rithemelimit në grup thanë se nuk ka mbledhje normale dhe pas sabotimit të mbledhjes u vendos që Komisioni i Ligjeve të mblidhet në orën 12:30.
Lajmi kryesor:
Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin












