‘Grupi i Dialogut’ merr në duar propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore! 6 anëtarët njihen me ligjet që kërkojnë 84 vota (Dokumenti)

Lulzim Basha mbeti jashtë “Grupit të Dialogut” të ngritur në Kuvend për ligjet që kërkojnë konsensus ndër-partiak duke refuzuar karrigen e lënë bosh nga Gazment Bardhi, pasi për të ishte produkt i pazarit me një ‘viktimë’: Reformën Zgjedhore. 

Por,  do të jetë pikërisht ky grup që marrë në duar propozimet e tij për Reformën Zgjedhore, të mbetura “pa adresë” pas dështimit të Komisionit Bipartizan Gjiknuri-Alibeaj. 
Në duart e 6 anëtarëve të grupit të dialogut kanë mbërritur tashmë të gjitha nismat e mbetura peng të 84 votave e të depozituara në kohë në Kuvend, mes të cilave edhe projekt-ligjet e depozituara nga Lulzim Basha për Reformën Zgjedhore. 

6-shja konsensuale do të kalojë në sitë këto propozime, që do të jenë prioritare, për shkak se prekin Reformën Zgjedhore, duke vendosur nëse duhet të kalojnë apo jo për votim në parlament. 
Propozimet e Bashës për lista të hapura, reduktim të 12 zonave zgjedhore në vetëm 1, apo votën e diasporës do të merren në shqyrtim kur përfaqësuesit e opozitës dhe maxhorancës në “Grupin e Dialogut” të kenë dërguar edhe propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore. 

Në dokumentin që Report Tv e disponon, krahas projektligjeve të Bashës që lidhen me këtë reformë, ka edhe një sërë nismash të tjera që do të diskutohen në mekanizmin e Dialogut, e që lidhen me Kodin Zgjedhor, të propozuara nga ligjvënës majtas e djathtas, si ajo e Taulant Ballës e Klotilda Bushkës apo Fatmir Mediut. 

Mes 14 nismave ligjore, është edhe ajo e Lulzim Bashës për të dënuar shpifjen e dalë nga foltorja e Kuvendit, propozim që e bëri pas seancës së 5 tetorit të vitit të shkuar, kur Gazment Bardhi e akuzoi se ka përfituar kate në kullat e oligarkëve në Tiranë. 

Në këtë mekanizëm do të rikthehen po ashtu nismat e gati dy viteve më parë, për pastrimin e politikës nga ish spiunët, nisma të depozituara nga socialistët përmes të cilave synojnë të ndalojnë kandidimin apo drejtimin e partive të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. 

Grupi i dialogut u krijua si një mekanizëm i Komisionit të Ligjeve me anëtarë të barabartë pozitë-opozitë pikërisht për të çuar me konsensus drejt seancave plenare ligjet që kërkojnë 84 vota, reformat e rëndësishme por edhe ligjet që lidhen me integrimin në BE

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë! Pash një organizatë të mençur

Veliaj: Pata sot mundësinë të tregoj në SPAK punën e bashkisë! Pash një organizatë të mençur